Bota

Forcat ruse sulmojnë rajonin e Kherson, 3 civilë humbin jetën dhe 5 të tjerë ngelen të plagosur

Siffpas Prokurorisë së Përgjithshme, është dëmtuar edhe infrastruktura civile, duke përfshirë ndërtesa banimi, ambjente tregtare dhe automjete.

3 Maj 2023, 11:21 Nga f.i
Forcat ruse sulmojnë rajonin e  Kherson, 3 civilë humbin jetën
foto ilustruese

UKRAINË- Forcat ruse bombarduan rajonin Kherson më 2 maj, duke lënë të vrarë tre persona dhe duke plagosur pesë të tjerë. Mediat e huaja raportojnë se sipas Prokurorisë së Përgjithshme, është dëmtuar edhe infrastruktura civile, duke përfshirë ndërtesa banimi, ambjente tregtare dhe automjete.

Qyteti i Khersonit dhe vendbanimet përreth kanë qenë tashmë nën sulm të vazhdueshëm të Rusisë që kur u çliruan në nëntor, me forcat ruse që u tërhoqën në bregun lindor të lumit Dnipro.

Autoritetet e Khersonit po përgatiten të evakuojnë banorët në rast se rajoni bie nën sulme edhe më intensive.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll