Bota

Dronët ukrainas sulmojnë rajonin rus, shpërthen në flakë depoja e naftës pranë urës në Krime (VIDEO)

Një depo karburanti mori flakë gjatë natës në fshatin rus Volna, pranë urës në gadishullin e aneksuar të Krimesë. Nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

3 Maj 2023, 10:18 Nga f.i
Dronët ukrainas sulmojnë rajonin rus, shpërthen në
Depoja e karburantit në Volna

RUSI- Një depo karburanti mori flakë gjatë natës në fshatin rus Volna, pranë urës në gadishullin e aneksuar të Krimesë. Pamjet paraprake të shpërthimit të sigurara nga Dailymail, treguan flakë dhe tym të zi që ngriheshin në qiell. 

'Një rezervuar me naftë mori flakë në fshatin Volna në rrethin Temryuksky. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka të vdekur apo të lënduar. Po bëhen të gjitha përpjekjet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Nuk ka asnjë kërcënim për banorët e fshatit,"-tha guvernatori i Krasnodarit Krai Veniamin Kondratyev, pa përmendur shkakun e aksidentit.

Deboja ndodhet afër urës së Krimesë, ose urës së ngushticës së Kerçit, që lidh kontinentin e Rusisë me gadishullin e Krimesë që ajo aneksoi në vitin 2014 nga Ukraina.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll