Bota

Zelenskiyy vizitë të papritur në Finlandë

Zelenskiyy pritet të jetë pjesëmarrës në samitin nordiko-ukrainas, ku pritet të marrin pjesë edhe kryeministrat e Suedisë, Norvegjisë, Danimarkës dhe Islandës.

3 Maj 2023, 11:13 Nga f.i
Zelenskiyy vizitë të papritur në Finlandë
Volodymyr Zelenskiyy

FINLANDË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiyy ka mbërritur në Finlandë. Mediat e huaja raportojnë se presidenti i Ukrainës gjatë vizitës së papritur, pritet të mbajë një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin Sauli Niinisto.

Gjithashtu Zelenskiyy pritet të jetë pjesëmarrës në samitin nordiko-ukrainas, ku pritet të marrin pjesë edhe kryeministrat e Suedisë, Norvegjisë, Danimarkës dhe Islandës.

“Samiti do të diskutojë situatën e luftës së agresionit të Rusisë në Ukrainë, mbështetjen e vazhdueshme të vendeve nordike për Ukrainën, zhvillimet në marrëdhëniet e Ukrainës me BE-në dhe NATO-n dhe nismën e Ukrainës për një paqe të drejtë”, -tha zyra e Niinisto në një deklaratë.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll