Bota

DETAJE nga vrasja në Beograd/ Vdesin 8 fëmijë dhe roja i shkollës, 7 të tjerë të plagosur

Gjashtë fëmijë dhe një mësuese e shkollës ngelën të plagosur. Tre prej fëmijëve të plagosur janë në terapi intensive dhe një vajzë ndodhet në sallën e operacionit.

3 Maj 2023, 11:38 Nga f.i
DETAJE nga vrasja në Beograd/ Vdesin 8 fëmijë dhe roja i
Pamje nga vendngjarja

SERBI- Nga të shtënat që ndodhën mëngjesin e sotëm në shkollën fillore "Vladislav Ribnikar" në Vraçar mbetën të vrarë tetë fëmijë dhe një roje sigurie, ndërsa gjashtë fëmijë dhe një mësues shkolle u plagosën, raporton Kurir.rs.

Tre prej fëmijëve të plagosur janë në terapi intensive dhe një vajzë ndodhet në sallën e operacionit.

Autoritetet policore kanë bërë të ditur se gjithçka ka ndodhur në klasë, kur djali 14-vjeçar nxënës i shkollës ka nxjerrë armën dhe ka filluar të qëllojë, duke lënë pas 9 të vdekur. Të gjitha forcat e policisë janë ende në terren dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave që çuan në këtë tragjedi.

vrasje ne serbi

Sondazh

Poll