Bota

65-vjeçari humbi kontaktet duke peshkuar, gjendet në gojën e krokodilit

Kevin Darmody, 65-vjeç, u pa për herë të fundit të shtunën në Kennedy's Bend, një habitat i njohur i krokodilit të ujit të kripur në një pjesë të largët të Queensland-it verior.

3 Maj 2023, 10:25 Nga m.s
65-vjeçari humbi kontaktet duke peshkuar, gjendet në gojën e
foto ilustruese

AUSTRALI- Trupi i një peshkatari australian është gjetur brenda krokodilit. Kevin Darmody, 65-vjeç, u pa për herë të fundit të shtunën në Kennedy's Bend, një habitat i njohur i krokodilit të ujit të kripur në një pjesë të largët të Queensland-it verior.

Pas një kërkimi dy ditor në zonë, policia asgjësoi dy krokodilë të mëdhenj në barkun e të cilëve gjeti pjesë të trupit të njeriut. Policia tha se ishte një "fund tragjik" për Darmody. Do të kryhet një proces zyrtar identifikimi. Darmody ishte një peshkatar me përvojë dhe një anëtar i njohur i komunitetit në Cape York.

Dy krokodilët, të cilët ishin 4.1 m dhe 2.8 m të gjatë, u qëlluan të hënën rreth 1.5 km (0.9 milje) nga vendi ku ai u pa për herë të fundit. Mbetjet e 65-vjeçarit u gjetën brenda vetëm njërit prej zvarranikëve, por oficerët e kafshëve të egra besojnë se të dy ishin të përfshirë në incident.

Krokodilët janë të zakonshëm në veriun tropikal të Australisë, por sulmet janë të rralla. Vdekja e Darmody është vetëm sulmi i 13-të fatal në Queensland që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave në 1985.

Një peshkatar u vra nga një krokodil në rrethana të ngjashme në ishullin Hinchinbrook të Queensland në vitin 2021, dhe pati gjithashtu sulme fatale në veriun e largët të shtetit në 2017 dhe 2016.

Që nga ndalimi i gjuetisë në vitin 1974, popullsia e krokodilëve në Queensland është rikthyer nga një numër prej rreth 5.000 kafshësh në rreth 30.000 sot. /Dosja.al

australi krokodili

Sondazh

Poll