Bota

Gazetarja serbe: Kosova është shtet i pavarur, serbët duhet ta pranojnë këtë

Gazetarja nga Serbia, Biljana Srbljanoviq, gjatë një debati në studio të televizionit B92 në Beograd, u bëri thirrje serbëve të Kosovës ta pranojnë realitetin e ri në Kosovë

3 Maj 2023, 12:03 Nga m.s
Gazetarja serbe: Kosova është shtet i pavarur, serbët duhet ta
Biljana Srbljanoviq

KOSOVË- Kosova është shet i pavarur dhe serbët nëse dëshirojnë të jetojnë në Kosovë, duhet ta pranojnë këtë”. Kështu ka deklaruar gazetarja nga Serbia, Biljana Srbljanoviq, gjatë një debati në studio të televizionit B92 në Beograd, ndërsa u bëri thirrje serbëve të Kosovës ta pranojnë realitetin e ri në Kosovë. Ajo i mëshoi faktit se Kosova është shtet i pavarur, dhe qytetarët duhet të kenë të drejta të barabarta.

“Ne e kemi bërë një luftë të cilën e kemi humbur. Nuk e kemi humbur veç ashtu Kosovën dhe ka ardh dikush e ka marr. Ne vetëdijshëm kemi hyrë në luftë dhe atë e kemi humbur.

Presidenti duhet të del dhe ta thotë të vërtetën. Kosova është shtet i pavarur. Dhe ajo që duhet të bëjmë ne, është që të gjithë qytetarët e atij shteti të kenë të drejta të barabarta. Atje kemi kisha, monumente kulturore-historike. Aty ekzistojnë ata qytetarë të cilët duhet ta kuptojnë se nëse dëshirojnë të jetojnë aty, duhet ta kuptojnë se ai është një shtet tjetër”, tha ajo.

Në fund të emisionit, moderatorja thotë se në këto momente pritet nga politikanët që t’i tregojnë popullit se Kosova është humbur. Në këto momente ndërhyn gazetarja Biljana Srbljanoviq, e cila thotë se Kosova nuk është humbur, por ajo tashmë është shtet i pavarur. /Dosja.al 

 

 

serbia kosova biljana srbljanoviq

Sondazh

Poll