Bota

Policia vijon hetimet për vrasjen e shqiptares në Itali, dëshmia kontradiktore e bashkëjetuesit

Për këtë vrasje, 31-vjeçari Osman Bilyhu ndodhet në paraburgim në burgun e Pavias

3 Maj 2023, 11:41 Nga m.s
Policia vijon hetimet për vrasjen e shqiptares në Itali, dëshmia
foto ilustruese

ITALI- Karabinierët janë kthyer mëngjesin e djeshëm për një kontroll në shtëpinë e 38-vjeçares Anila Ruci, e cila u gjet pa shenja jete në muajin prill. Më herët mediat italiane raportonin se bashkëjetuesi i saj, Osman Bilyhu mbeti i plagosur. Shqiptarja u vra me thikë në fyt në shtëpinë ku jetonte në Scaldasole, Pavia. Policia vijon hetimet për krimin që ndodhi në 19 prill. Nga ana e policisë nuk u zbulua asnjë detaj nga inspektimi i djeshëm në shtëpinë dy katëshe.

Për këtë vrasje, 31-vjeçari Osman Bilyhu ndodhet në paraburgim në burgun e Pavias të Torre del Gallo pas largimit nga spitali. Në pritje të përgjigjeve edhe nga Konsullata Shqiptare, hetuesit janë ende në kërkim të një motivi që mund të hipotezohet kur të zbardhet edhe marrëdhënia mes viktimës dhe vrasësit të dyshuar.

“Burri – siç shpjegohet nga Prokuroria Publike pas arrestimit të tij, më pas i vërtetuar nga magjistrati hetues – tregoi për një sulm të pësuar nga subjekte të panjohur me thikë dhe gjatë të cilit gruaja u vra dhe ai u plagos”, një version megjithatë kundërshtues, raporton Il Giorno. Si nga raporti mjeko-ligjor, sipas të cilit plagët me thikë që ka pësuar 31-vjeçari do t'i kishte shkaktuar vetë, ashtu edhe nga pamjet e sistemeve të vëzhgimit me video, të cilat nuk tregonin askënd që hynte apo dilte nga shtëpia. Por mungon edhe arma e vrasjes, thika që nuk është gjetur. /Dosja.al

pavia itali plagosje anila ruci

Sondazh

Poll