65-vjeçari humbi kontaktet duke peshkuar, gjendet në gojën e krokodilit
foto ilustruese AUSTRALI- Trupi i një peshkatari australian është gjetur brenda krokodilit. Kevin Darmody, 65-vjeç, u pa për he...
Abazoviç është thirrur me urgjencë nga Parlamenti për të dhënë sqarime për votën pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, një seancë e cila pritet të mbahet sot.
KOSOVË- Partive pro serbe në Mal të Zi nuk iu ka pëlqyer vota e Malit të Zi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Këto parti, për shkak të kësaj vote e kanë ftuar kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, të japë sqarime në Komisionin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Parlamentit të Malit të Zi.
Abazoviç është thirrur me urgjencë nga Parlamenti për të dhënë sqarime për votën pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, një seancë e cila pritet të mbahet sot. Dritan Abazoviç ka thënë se Kosova do të mbështetet në të gjitha nismat rajonale dhe evropiane.
Kërkesa është bërë me sugjerimin e kryetarit të Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Miodrag Lekiç, i cili me herët ishte i mandatuar edhe për të qenë kryeministër i Malit te Zi, i mbështetur edhe nga deputetët e Partisë Popullore Socialiste, Fronti Demokratik. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Dritan Abazoviç, tha se Kosova do të mbështetet në të gjitha nismat rajonale dhe evropiane.
Më 24 prill, kërkesa e Kosovës për anëtarësim në KiE, i kaloi Asamblesë me 33 vota pro nga 46 vende që morën pjesë në votim. Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 9 tetor 2008, por kohët e fundit ka pasur skepticizëm për sjelljen e këtij vendi pas fitore së zgjedhjeve presidenciale nga Jakov Millatovic i cili u mbështet nga forcat pro serbe.
Seanca dëgjimore e Abazoviçit u mbështet nga deputetët e Frontit Demokratik pro-rus (DF), ata të Partisë Popullore Socialiste pro-serbe (SNP) dhe Demokratëve, me sugjerimin e kryetarit të Komisionit, Miodrag Lekiç.
“Të na shpjegojë metodën, me të cilën është vendosur që të përkrahet Kosova si anëtare e Këshillit të Evropës. Kjo çështje është e diskutueshme. Vendimi është marrë tepër lehtë kur janë duke u zhvilluar negociata të rëndësishme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, është shprehur më herët ai. /Dosja.al
foto ilustruese AUSTRALI- Trupi i një peshkatari australian është gjetur brenda krokodilit. Kevin Darmody, 65-vjeç, u pa për he...
Depoja e karburantit në Volna RUSI- Një depo karburanti mori flakë gjatë natës në fshatin rus Volna, pranë urë...
foto ilustruese SHBA- 3 maji, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, është një ditë reflektimi p&eum...
Policia SERBI-Vrasje brenda një shkolle në Beograd. Për pasojë, kanë mbetur të vrarë 9 persona dhe disa fëmijë...
Francisco Oropesa SHBA- Pas një hetimi disa ditor, policia ka arrestuar mbrëmjen e djeshme një burrë i akuzuar se ka qëlluar p&eu...
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, në një deklaratë t&eum...
Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti KOSOVË- Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka shkarkuar nga de...
foto nga aksidenti SHBA- Një mrekulli ka ndodhur në SHBA, ku një drejtues mjeti 17-vjeçar i cili ka humbur kontrollin e mjetit, p&eum...
foto ilustruese SHBA- Administrata e Presidentit Biden do të dërgojë një personel ushtarak prej 1,500 trupash, në kufirin e Shtete...
Foto ilustruese SHBA- Kina dhe India, dy vende që deri më tani kishin shmangur dënimin e Moskës për pushtimin e Ukrainës, pav...