Bota

FOTOT- Ky është 14-vjeçari, i cili vrau 8 moshatarët e tij dhe rojen e shkollës në Beograd

I mbuluar me një xhaketë në kokë, autori i vrasjes shihet teksa, merret nga policia pas tragjedisë së tmerrshme.

3 Maj 2023, 11:54 Nga f.i
FOTOT- Ky është 14-vjeçari, i cili vrau 8 moshatarët e tij
autori i vrasjes ne Serbi

SERBI- Në foto shihet 14-vjeçari, i cili ka qëlluar në shkollë duke lënë pas 9 të vrarë dhe 7 të tjerë të plagosur. Në imazhet e siguruara nga mediat serbe autori shihet i mbuluar me një xhaketë në kokë teksa, merret nga policia pas tragjedisë së tmerrshme.

14-vjeçari, i identifikuar si K.K shkaktoi një masakër në shkollën fillore“Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive.

vrasja ne serbi

Sondazh

Poll