Bota

Presidenti iranian mbërrin në Siri, takim me homologun e tij Bashar al-Assad

Raisi pritet të takohet me Asadin për të nënshkruar disa marrëveshje për të nxitur bashkëpunimin, dhe proqeveritare siriane.

3 Maj 2023, 10:46 Nga f.i
Presidenti iranian mbërrin në Siri, takim me homologun e tij Bashar
Ebrahim Raisi

SIRI- Presidenti iranian Ebrahim Raisi ka mbërritur në Damask për bisedime me homologun e tij sirian Bashar al-Assad. Mediat e huaja raportojnë se vizita e Raisit vjen ndërsa Irani dhe rivali rajonal Arabia Saudite po rindërtojnë marrëdhëniet pas vitesh tensionesh. Raisi është pritur në aeroportin ndërkombëtar të Damaskut nga ministri sirian i ekonomisë Samer Al-Khalil.

Gjatë vizitës së tij dy-ditore, Raisi pritet të takohet me Asadin për të nënshkruar disa marrëveshje për të nxitur bashkëpunimin, dhe proqeveritare siriane. Në një intervistë me kanalin televiziv pan-arab Al-Mayadeen, Raisi bëri thirrje për përpjekje rindërtimi dhe për refugjatët që ikën nga lufta e vendit të kthehen në vend.

Raisi tha se udhëtimi do të “konsolidonte dhe zhvillonte” lidhjet me Sirinë dhe aleatët e tjerë, duke përfshirë grupin e armatosur libanez Hezbollah, i cili gjithashtu ndërhyri në Siri në emër të Asadit.

Presidenti i fundit iranian që vizitoi Sirinë ishte Presidenti Mahmud Ahmadinexhad në vitin 2010.

presidenti iranian ne siri ebrahim raisi

Sondazh

Poll