Bota

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, OKB: Ndaloni kërcënimet, liria e shtypit është nën sulm

3 maji, sipas Kombeve të Bashkuara, shërben për të nënvizuar parimet themelore të lirisë së shtypit, si dhe për të vlerësuar këtë liri në mbarë botën.

3 Maj 2023, 10:10 Nga m.s

 

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, OKB: Ndaloni
foto ilustruese

SHBA- 3 maji, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, është një ditë reflektimi për të garantuar lirinë e shtypit por edhe për të siguruar një gazetari etike dhe profesionale. Është një kujtesë për qeveritë për të respektuar angazhimin e tyre për lirinë e shtypit, dhe të medias.

Në vitin 1993, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, bazuar edhe në nenin 19 të “Deklaratës së të Drejtave të Njeriut” mbi lirinë e shprehjes, shpalli 3 majin si Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Kjo ditë shënohet çdo vit në mbarë botën.

3 maji, sipas Kombeve të Bashkuara, shërben për të nënvizuar parimet themelore të lirisë së shtypit, si dhe për të vlerësuar këtë liri në mbarë botën. Gjithashtu në këtë ditë theksohet rëndësia e mbrojtjes së mediave nga sulmet ndaj lirisë së tyre dhe nderohen gazetarët që kanë humbur jetën në krye të detyrës. Edhe ky vit na kujton rёndёsinё qё ka liria e informacionit: e drejta për t’u informuar e pёr tё ditur.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, doli në një video mesazh ku bëri thirrje për ndalimin e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj punonjësve të medias.

“Liria e shtypit është themeli i demokracisë dhe drejtësisë. Ajo na jep të gjithëve faktet që na duhen për të formuar opinione dhe për t'i thënë të vërtetën pushtetit. Por në çdo cep të botës, liria e shtypit është nën sulm”, tha Guterres. /Dosja.al

 

antonio guterres liria e medias okb

Sondazh

Poll