Sport

'Autogoli' i Andreas Bremes, pa dashje hedh në internet një video të gruas së tij topless...

Njeriu që fitoi Kupën e Botës 1990 në Gjermaninë Perëndimore me golin e tij, kësaj here shënoi autogolin e jetës së tij

28 Mars 2023, 19:52 Nga DOSJA

'Autogoli' i Andreas Bremes, pa dashje hedh në internet një

GJERMANI - Andrea Breme bëri bujë në Gjermani për arsyen e gabuar. Ish-futbollisti që fitoi Kupën e Botës në Gjermaninë Perëndimore në vitin 1990, me penalltinë e tij në finale kundër Argjentinës së Maradonës, tashmë është 62 vjeç dhe është rikthyer në skenën publike për arsyen e gabuar.

Asi veteran ka dashur të urojë një mik në rrjetet sociale, dhe në vend të videos së urimit, ka dërguar rastësisht një video të gruas së tij gjysmë të zhveshur!

'Autogoli' i Andreas Bremes, pa dashje hedh në internet një

Videoja bëri xhiro në internet para se të... hiqej, por dëmi u bë. Partnerja e tij 56-vjeçare Suzanne Schaefer ekspozoi aksidentalisht gjoksin e saj para botës.
Ish-lojtari i Bayern Munichut dhe Interit nuk e kuptoi gabimin e tij derisa pa foto në media.

“E morëm vesh vetëm kur na telefonuan disa miq. Nuk e kam idenë pse po ndodh kjo tani. Dikush duhet ta ketë postuar. Tani e gjithë bota e di se çfarë gruaje të mrekullueshme kam! Nuk duhej të ndodhte, por mund të qesh me veten”, tha ai për Bild.

Partnerja e tij e ka marrë... me qetësi dhe ka treguar se videoja është realizuar kur ishin me pushime në Lago di Garda.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll