Sport

Dëmtohet tenistja Andreescu, largohet mes lotëve me një karrocë nga Miami Open!

Fituesja kanadez i US Open 2019 ishte sërish e pafat

28 Mars 2023, 18:45 Nga DOSJA

Dëmtohet tenistja Andreescu, largohet mes lotëve me një

SHBA - Pak ditë pas skualifikimit të Sakkarit, tenistja Bianca Andreescu u largua në mënyrën më të keqe nga turneu Miami Open. 

Kanadezja, e cila u bë e famshme në mbarë botën me fitoren ndaj Serena Williams në finalen e US Open 2019, po luante kundër Ekaterina Alexandrova për një vend në 8-shen e fundit në Miami Open. 

Ajo humbi 7-6 në setin e parë dhe ndërsa në të dytin kur ishte në avantazh 2-0, në përpjekje për t'u mbrojtur, ktheu kyçin e këmbës dhe u rrëzua duke u përplasur në tokë. Britmat jehonin në të gjithë mjedisin. 

Më në fund, tenistja Bianca Andreescu u largua me lot në sy me një karrocë. Nuk është hera e parë që ajo pëson një lëndim të rëndë, të cilat kanë penguar karrierën e saj pas suksesit më 2019. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll