Sport

Kapiteni Harry Kane bën hamburgera për një kauzë bamirësie. Shikoni videon…

Sulmuesi i Tottenham tani është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Anglisë dhe festoi rekordin e tij, me një burger për bamirësie.

28 Mars 2023, 19:10 Nga DOSJA

Kapiteni Harry Kane bën hamburgera për një kauzë

ANGLI - Mbrëmjen e së enjtes së kaluar (23/3) në “Diego Maradona” të Napolit, u hap perdja e grupit të tretë kualifikues të “Euro 2024” për Anglinë, në përballjen ndaj Italisë.

“Tre Luanët” fituan 2-1, por përtej tre pikëve të çmuara, ndeshja pati edhe një rekord historik.
Harry Kane, me goditjen e saktë të penalltisë, në të njëjtën kohë u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kombëtaren e Anglisë, duke arritur në 54 gola (53 kishte  Wayne Rooney).

Kane, të dielën pasdite, shënoi një tjetër gol për të arritur në kuotën 55 golave, çka e festoi arritjen e tij historike, me një bashkëpunim origjinal me një zinxhir të ushqimit të shpejtë, ku ‘prodhoi’ burgerin e tij .

Kapiteni Harry Kane bën hamburgera për një kauzë

TOCA Social (në të cilën Harry Kane është një investitor) është përvoja e parë interaktive e futbollit dhe e ngrënies në botë, ku klientët kombinojnë vaktin e tyre me lojëra të ndryshme në hapësirat e saj të projektuara posaçërisht.

'The Record Braker Burger', i cili do të shitet për një kohë të kufizuar, me firmën e Harry Kane, do të shënohet me numrin 54 (nga golat që i dhanë atij rekordin), ku 54% e të ardhurave do të jenë në dispozicion të 'Harry Kane Foundation', fondacioni i futbollistëve anglezë që merret me shëndetin mendor të djemve dhe vajzave të reja.

Kapiteni Harry Kane bën hamburgera për një kauzë

Kapiteni i Tottenhamit dhe kombëtares, hyri në kuzhinë dhe përgatiti vetë burgerin e parë të serisë, me fileto pule të marinuar në limon dhe barishte të ndryshme, sallatë lakër, majonezë çipotle dhe salcë domatesh, ndërsa mund të shtohen avokado dhe djathë sipas dëshirës.

“Jam i emocionuar që kam krijuar burgerin ‘The Record Breaker’ për të festuar rekordin e golashënuesit më të mirë i të gjitha kohërave në Angli.

Iniciativa si kjo janë argëtuese të shkëlqyera, por është e rëndësishme që ne kemi përfshirë fondacionin tim për të ndihmuar në mbledhjen e parave për bamirësi dhe programe të shëndetit mendor në të gjithë vendin.

Jo vetëm që ky krijim i ri ka shije të mahnitshme, por çdo shitje gjithashtu do të mbështesë drejtpërdrejt disa arsye të jashtëzakonshme, kështu që jam vërtet i kënaqur. Shpresoj që të gjithë ta shijojnë”,- ka komentuar Kane.

Burgeri kushton 13.50 £ (15.50 €) dhe do të vijë me patate të skuqura, me 7.29 £ do të shkojnë në fondet e Fondacionit Kane, i cili u lançua tetorin e kaluar.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll