Sport

Presidenti i federatës polake pas fitores me Shqipërinë: “Kemi shumë punë për të bërë”

Cezary Kulesza ka lënë një mesazh në rrjetet sociale pas ndeshjes ndaj Shqipërisë

28 Mars 2023, 16:35 Nga DOSJA

Presidenti i federatës polake pas fitores me Shqipërinë:

POLONI - Pas startit të rremë, me humbjen ndaj Çekisë (3-1), Fernando Santos e futi Poloninë në gjurmët e kualifikimeve për Evropianin 2024 me fitoren 1-0 ndaj Shqipërisë. Por presidenti i federatës, Cezary Kulesza, paralajmëron se ka ende shumë punë për të bërë.

"Gjëja më e rëndësishme ishte fitorja. Ne u rikuperuam pas humbjes, megjithëse kemi ende shumë punë për të bërë në mënyrën se si luajmë. Kemi një trajner me përvojë, i cili ka nisur një proces rindërtimi të ekipit dhe ka nevojë për besimin tonë. Faleminderit tifozëve që na mbështetën në stadium dhe në televizion!”,- ka shkruar kreu i federatës në Twitter.

Presidenti i federatës polake pas fitores me Shqipërinë:

Ndeshja e radhës kualifikuese e Polonisë për “Euro 2024” do të jetë kundër Moldavisë, jashtë shtëpisë, më 20 qershor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 28 Mars 2023, 12:51

Conte del nga heshtja pas largimit!...

ITALI - Nuk kishte më asnjë hije dyshimi. Pas fjalëve të Antonio Contes kundër drejtuesve të tij, pas barazimit shumë ...