Sport

Bayern Munich, ‘makinë grirëse’ trajnerësh! Media zbulon pagën disa milionëshe e Thomas Tuchel te skuadra bavareze…

Trajneri nënshkroi një kontratë të vlefshme për dy sezone e gjysmë

28 Mars 2023, 16:26 Nga DOSJA
Bayern Munich, ‘makinë grirëse’ trajnerësh! Media

GJERMANI - 'Sky Germany' zbuloi se Thomas Tuchel do të marrë 12 milionë euro në sezon te Bayern Munich. 

Trajneri gjerman, i cili ishte i papunë kur u thirr për të zënë vendin e të shkarkuarit Julian Nagelsmann, nënshkroi për dy sezone e gjysmë dhe një nga kushtet e pakta që i vendosi klubit bavarez është se ai nuk donte një afat të gjatë të kontratës.

Paga e Nagelsmann ishte rreth 8 milionë euro dhe ai kishte kontratë deri në vitin 2026. Bayern Munich i pagoi Leipzig 25 milionë euro kur e morën atë në 2021.

Klubi gjerman është dëshmuar se është një 'makinë grirëse' për trajnerët, pasi që nga largimi i Guardiola në vitin 2016, asnjë trajner nuk ka qëndruar më shumë se dy sezone. Kishte 7 trajnerë në 7 vjet: Carlo Ancelotti, Willy Sagnol, Jupp Heynckes, Niko Kovac, Hansi Flick, Nagelsmann dhe tani Tuchel. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 28 Mars 2023, 12:51

Conte del nga heshtja pas largimit!...

ITALI - Nuk kishte më asnjë hije dyshimi. Pas fjalëve të Antonio Contes kundër drejtuesve të tij, pas barazimit shumë ...