Sport

Kapiteni shqiptar Granit Xhaka: “Nuk ishte vendim i lehtë për mua të shkoja në Serbi”

Kapiteni Granit Xhaka pritet të luajë sonte ndeshjen e tij të 112-të ndërkombëtare me Zvicrën kundër Izraelit.

28 Mars 2023, 17:45 Nga DOSJA
Kapiteni shqiptar Granit Xhaka: “Nuk ishte vendim i lehtë për

ZVICER - Kapiteni i Zvicrës, mesfushori Granit Xhaka është ndalur të flas për herë të parë për udhëtimin e tij në Novi Sad të Serbisë, atje ku u ndesh me Bjellorusinë në kuadër të kualifikimeve për në “Euro 2024”.

Ai ka thënë se nuk ishte vendim i lehtë për të shkuar atje, por dëshira e madhe për ta ndihmuar Zvicrën, bëri që ta marr një vendim të tillë pas konsultimit me trajnerin Murat Yakin.

“Kam pasur një bisedë shumë të mirë me Murat Yakin para ndeshjes, për të shkuar apo jo. Ishte gjithmonë e qartë për mua, se doja të shkoja dhe të luaja futboll. Nuk ishte një vendim i lehtë për të gjithë të përfshirët në këtë situatë. Por, më vjen mirë që u kthyem me tre pikë”,- ka thënë Xhaka, i cili shënoi një gol shumë të bukur ndaj tyre, të katërtin në fitoren 5-0 të Zvicrës ndaj Bjellorusisë.

Kapiteni Granit Xhaka pritet të luajë ndeshjen e tij të 112-të ndërkombëtare me Zvicrën sonte kundër Izraelit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll