Sport

Për herë të parë Boris Beker 8 muajt në burg, në të njëjën dhomë me vrasës dhe shpërndarës droge!

Ish-trajneri i Novak Gjokoviç u dënua me dy vjet e gjysmë burg për shkelje të falimentimit të shpallur në vitin 2017.

28 Mars 2023, 16:44 Nga DOSJA
Për herë të parë Boris Beker 8 muajt në burg, në

GJERMANI - Tenisti legjendar gjerman Boris Becker foli për herë të parë publikisht për tetë muajt që kaloi në burg në Angli.

Ish-trajneri i Novak Gjokoviç u dënua me dy vjet e gjysmë burg për shkelje të falimentimit të shpallur në vitin 2017. Ai e kaloi pjesën e parë në burgun famëkeq Wansworth, më vonë u transferua në një institucion tjetër HMP Huntercombe, i cili është një strukturë me rrezik më të ulët, përpara se të dëbohej në Gjermani pas tetë muajsh.

- Askush nuk mund të të përgatisë për atë që të pret në burg. Unë kam parë disa shfaqje për jetën atje, por nuk është aq e frikshme sa është live. Çdo ditë është e rëndë dhe një ndëshkim i vërtetë dhe kushdo që thotë të kundërtën gënjen – tha Becker.

Ai tregon se vazhdimisht rrotullohej, pasi kishte frikë se mos e lëndonte dikush.

- Brenda ka vrasës, shpërndarës droge dhe të gjithë ndajmë të njëjtën dhomë ku hamë ushqimet tona. Unë shikoja vazhdimisht pas shpine, sepse nuk je kurrë i sigurt se dikush nuk do të të lëndojë. Mësova shumë dhe ndoshta forcën metalike që e mora kur isha një atlet i mirë - shpjegoi gjashtë herë kampioni i Grand Slam-it dhe ish numri një i botës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 28 Mars 2023, 12:51

Conte del nga heshtja pas largimit!...

ITALI - Nuk kishte më asnjë hije dyshimi. Pas fjalëve të Antonio Contes kundër drejtuesve të tij, pas barazimit shumë ...