Sport

A do të shërohet Michael Schumacher?...

Familja e Schumit po zhvendoset nga Zvicra në Majorca, ku legjenda e F1 do të vazhdojë rehabilitimin.

28 Mars 2023, 19:25 Nga DOSJA

A do të shërohet Michael Schumacher?...

ZVICER - Kanë kaluar pothuajse 10 vjet që kur shtatë herë kampioni i botës në F1, Michael Schumacher, në resortin dimëror francez të Meribel, e la atë të shtrirë në shtrat me një dëmtim në tru.

Informacionet e sakta për gjendjen e tij shëndetësore nuk ekzistojnë, pasi familja e tij është jashtëzakonisht e kursyer në deklarata dhe sidomos në rrjedhje të informacioneve.

Karakteristikë është deklarata e Eddie Jordan, pronar i skuadrës F1 me të njëjtin emër deri në vitin 2005, i cili tha se Korina, gruaja e Schumit, nuk e ka lejuar ta vizitojë atë "për ta mbrojtur". Në vijim, Jordan tha se Korina ka jetuar si e burgosur, gjatë gjithë këtyre viteve.

Megjithatë, duket se shpresa për Michael Schumacher nuk ka humbur plotësisht dhe sipas informacioneve të shtypit spanjol, familja e tij do të zhvendoset nga Zvicra në Majorca,  në mënyrë që multikampioni të vazhdojë rehabilitimin atje me ndihmën e ekipit të tij mjekësor.

A do të shërohet Michael Schumacher?...

Ky vendim dyshohet se është marrë nga Korina Schumacher, ndërsa faqja "majorcadailly" raporton, se familja Schumacher ka blerë pasuri të paluajtshme pranë Port d'Antratx vitet e fundit, ndërsa dëshira e saj është të vendoset në "Villa Yasmin", me vlerë rreth 30 milionë euro.

‘Villa’, e cila ishte shtëpi pushimi e familjes dhe tani do të shndërrohet në rezidencë kryesore, është blerë nga Korina Schumacher në vitin 2018 dhe ka, ndër të tjera, dy pishina, një palestër dhe një helikopter. Tani nevojat e shtuara për kujdes të Michael Schumacher kërkojnë krijimin e një njësie spitalore moderne.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll