Sport

Kaka dhe Ronaldo Fenomeni, ‘shkesë’ për ta bindur Ancelottin që t’i bashkohet Brazilit...

Ish-lojtarët e Selecaos kanë luajtur nën drejtimin e Ancelottit te AC Milan dhe raportohet se kanë folur me italianin në emër të FA Braziliane (CBF).

28 Mars 2023, 17:55 Nga DOSJA

Kaka dhe Ronaldo Fenomeni, ‘shkesë’ për ta bindur

BRAZIL - Ish-lojtarët e Milanit, Ronaldo ‘Fenomeni’ dhe Kaka, po luajnë një rol kyç për të bindur ish-trajnerin e tyre, Carlo Ancelotti, për t’iu bashkuar Brazilit.

Ish-lojtarët e Selecaos kanë luajtur nën drejtimin e Ancelottit te AC Milan dhe raportohet se kanë folur me italianin në emër të FA Braziliane (CBF), e cila ka qenë pa një trajner të përhershëm për ekipin kombëtar, që kur Tite dha dorëheqjen pas eliminimit të tyre nga Kupa e Botës.

Një burim i tha The Athletic: “Emri që po kërkojmë është Carlo Ancelotti. Është vetëm ai, nuk ka tjetër. Nëse punësimi i tij nuk ndodh, me siguri do të shikojmë në Brazil”. Mbetet të shihet nëse Kaka dhe Ronaldo do të arrijnë ta bindin Ancelottin që t’i bashkohet Brazilit në fund të këtij sezoni.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll