Sport

Gjyqtari urdhëroi të gërmohet toka për të... rregulluar lartësinë e shtyllave të portës…

Italianët ‘kopjojnë’ grekët! Një ngjarje e tillë ka ndodhur pak kohë më parë në futbollin grek në stadiumin e Peristerit, ku ndeshja Atromitos-AEK, nuk u zhvillua për shkak të lartësisë së portave

28 Mars 2023, 18:17 Nga DOSJA

Gjyqtari urdhëroi të gërmohet toka për të... rregulluar

ITALI - Nuk ka kaluar shumë kohë, që nga dita që bëri xhiron e botës, kur imazhi i arbitrit grek, që mati lartësinë e shtyllave në stadiumin e Peristerit, duke urdhëruar që të gërmohet për të korrigjuar lartësinë e tyre. Pavarësisht përpjekjeve në atë kohë, ndeshja e Atromitos kundër AEK-ut nuk filloi kurrë. 

Disa javë më vonë në Itali u shfaq i njëjti problem me ndryshimin se këtu çështja u zgjidh. Në ndeshjen mes Sangiovanese dhe Grosseto, për divizionin e 4-t të Italisë, u vu re se shtyllat ishin deri në 10 cm. më të ulta se lartësia e parashikuar nga rregullorja.

Arbitri nuk pranoi të fillonte ndeshjen nëse nuk zgjidhej problemi. Atëherë zyrtarët e klubit pritës morën lopatat për të gërmuar tokën. Problemi u rregullua dhe ndeshja u zhvillua normalisht më 19 mars. Ajo përfundoi 1-1, por mysafirët bënë një reklamim për prestigjin e ndeshjes!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll