Sport

Presidenti i Conmebol, sfidon Leo Messin: “Nuk e fitove kurrë Libertadores!”…

Alejandro Domínguez nuk e fsheh se dëshiron ta shihte yllin argjentinas të kthehet në Amerikën Latine

28 Mars 2023, 17:03 Nga DOSJA

Presidenti i Conmebol, sfidon Leo Messin: “Nuk e fitove kurrë

PARAGUAJI - Kombëtarja e Argjentinës u nderua në Luque të Paraguajit, para shortit për fazat e grupeve të Libertadores, dhe veçanërisht Leo Messin, i cili mori nga duart e presidenti i Conmebol, Alejandro Domínguez, kopje të trofeve nga Kupa e Botës, Finalissima dhe Kupa e Amerikës, si dhe një statujë me përmasa reale me fanellën e kombëtares. 

Por presidenti Domínguez shfrytëzoi rastin për t'i bërë një sfidë kapitenit argjentinas të PSG-së. “Tashmë i keni ato (Kupën e Botës, Finalissima dhe Kupa e Amerikës), ajo që ju mungon është kupa Libertadores”,- bëri shaka Domínguez, duke shtuar se sulmuesi, së bashku me Maradonën dhe Pelé, është një nga më të mirët në histori.

Messi nuk e fshehu emocionin e tij, ai falënderoi për dhuratat, por nuk tha nëse do të kthehet në Amerikën Latine për të provuar të shtojë Libertadores në koleksionin e tij të gjerë të trofeve: "Do ta mbaj në shtëpinë time muze. Dua t'ju falënderoj, dhe Conmebol për këtë nderim për kombëtaren tonë. Dhe gjithashtu për dhuratat e mia. Është një moment shumë i bukur, faleminderit shumë", tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 28 Mars 2023, 12:51

Conte del nga heshtja pas largimit!...

ITALI - Nuk kishte më asnjë hije dyshimi. Pas fjalëve të Antonio Contes kundër drejtuesve të tij, pas barazimit shumë ...