Bota

Tajvani shkak për "krisje"/ Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë të Kosovës: Shkelën sovranitetin , ndërhynë në punët tona të brendshme

Avdullah Hoti ka udhëhequr grupin ndërpartiak të Kuvendit të Kosovës, për të vizituar Tajvanin nga 11 deri më 16 mars.

21 Mars 2023, 19:19 Nga k.m.
Tajvani shkak për "krisje"/ Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa
Avdullah Hoti

BEOGRAD- Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Serbi kanë shpërndarë një lajmërim të rëndësishëm, ku pretendojnë se politikanët e Kosovës kanë mbështetur hapur forcat separatiste gjatë vizitës së tyre në rajonin kinez të Tajvanit. Ish-kryeministri i Kosovës dhe bashkëkryetari i “Sindikatës Ndërparlamentare për Politikën Kineze”, Avdullah Hoti ka udhëhequr grupin ndërpartiak të Kuvendit të Kosovës, për të vizituar Tajvanin nga 11 deri më 16 mars.

“Ky veprim cenon rëndë sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Kinës dhe ndërhyn rëndë në punët e brendshme të Kinës, gjë që pala kineze e kundërshton me vendosmëri. Tajvani është pjesë e pandashme e territorit kinez dhe çështja e Tajvanit është thjesht një çështje e brendshme e Kinës dhe asnjë forcë e jashtme nuk mund të ndërhyjë në të. Pala kineze paralajmëron fuqishëm politikanët përkatës në Prishtinë që të ndalojnë menjëherë manovrat e tyre politike për çështjen e Tajvanit, të ndalojnë dërgimin e sinjaleve të gabuara për forcat separatiste të “pavarësisë së Tajvanit” dhe të ndalojnë së vepruari si peng i “pavarësisë së Tajvanit” dhe anti-forcat kineze. Dëshirojmë të theksojmë se vendosmëria e Kinës për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial është e palëkundur dhe se çdo përpjekje e çdo fuqie për të luajtur “kartën e Tajvanit” nuk do të ketë sukses,”-thuhet në njoftimin e bërë nga Ambasada.

Tajvani ka një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike, një ekonomi të fortë dhe ushtrinë e vet. Kina e sheh Tajvanin si një krahinë të shkëputur dhe është zotuar se një ditë do ta rimarrë atë, ndërsa udhëheqësit e Tajvanit thonë se është vend sovran. Për shkak të mosmarrëveshjeve, vetëm 15 shtete, kryesisht ato më të vogla, e njohin Tajvanin. Kina, nga ana tjetër, miratoi një ligj në 2005 që e lejonte të përdorte forcën kundër Tajvanit nëse shpallte pavarësinë. Pekini ka propozuar formulën "një vend, dy sisteme" për Tajvanin, të njëjtën politikë që ka përdorur në Hong Kong.

avdullah hoti

Sondazh

Poll