Bota

VIDEO/ Zbulohet tuneli 40 metra i gjatë në burgun e Maqedonisë së Veriut, 8 të dënuarit gërmuan për gjashtë muaj për të fituar lirinë, kishin lidhur dhe energjinë elektrike

Nuk bëhen me dije emrat e tyre, as nëse ka shqiptarë mes tyre, por thuhet se ata ishin të dënuar me mbi 10 vite burg apo dhe me burg të përjetshëm.

21 Mars 2023, 18:16 Nga F.M
VIDEO/ Zbulohet tuneli 40 metra i gjatë në burgun e Maqedonisë
Tuneli

MAQEDONI E VERIUT- Një tunel, 40 metra i gjatë është zbuluar në burgun e Idrizovës, më i madhi në Maqedoninë e Veriut. Mediat vendase shkruajnë se tuneli ishte përgatirur për gjashtë muaj dhe se të dënuarit gërronin gjatë kohës që gjenin mundësi të shkëputeshin nga sytë e rojeve.

Ministria e Punëve të Brendshme thotë se të përfshirë në këtë ngjarje kanë qenë tetë të dënuar, që kishn planifikuar të arratiseshin. Nuk bëhen me dije emrat e tyre, as nëse ka shqiptarë mes tyre, por thuhet se ata ishin të dënuar me mbi 10 vite burg apo dhe me burg të përjetshëm.

“Tuneli ka qenë në thellësi prej 1 metër, në diametër prej rreth 80 centimetrave, ishte siguruar me trarë dhe tulla. Në tunel janë gjetur disa shporta plastike, të cilat janë të lidhura me litarë, e me të cilat është larguar dheu i gërmuar. Gjithashtu ka pasur edhe një kabllo elektrik me poç, e cila ka shërbyer për ndriçim,”- tha zëdhënësi i policisë, Toni Angellovski.

 

tuneli ne mqedoni

Sondazh

Poll