Bota

Alarm në SHBA! Kërpudhat "Candida auris" shumë ngjitëse, ka shkallë vdekshmërie prej 60%

Kolegji Amerikan i Mjekësisë (ACAP) deklaroi se rritja e përhapjes së Candida auris, e njohur edhe si C auris, është "alarmante".

21 Mars 2023, 18:11 Nga k.m.
Alarm në SHBA! Kërpudhat "Candida auris" shumë
Foto ilustruese

SHBA- Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë po paralajmërojnë për rreziqet e një kërpudhe vdekjeprurëse dhe që përhapet shpejt, vetëm një javë pas përfundimit të serisë së suksesshme zombie "The Last of Us". Sipas britanikes Daily Mail, Kolegji Amerikan i Mjekësisë (ACAP) deklaroi se rritja e përhapjes së Candida auris, e njohur edhe si C auris, është "alarmante".

Është një lloj mikroskopik i majave që nuk formon tuba mikrobi. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) i kanë përshkruar kërpudhat, të cilat vrasin deri në 60% të njerëzve që infekton, si një "kërcënim urgjent" në vitin 2019.

Njerëzit e shëndetshëm zakonisht nuk sëmuren, por te të dobëtit dhe të pambrojturit ka vdekshmëri 30%-60%.

Candida auris u izolua dhe u identifikua për herë të parë në një pacient me kërpudhat e veshit në Japoni në vitin 2009. Megjithatë, studimet retrospektive treguan se ai kishte ekzistuar si shkaktar i sepsës që nga viti 1996, por nuk mund të identifikohej me mjetet laboratorike të disponueshme në atë kohë. Sipas ekspertëve, kërpudhat Candida auris gjenden në zonat spitalore por edhe në komunitet. Në tre vitet e fundit, sistemet e avancuara të analizave të përdorura nga laboratorë të specializuar mykologjikë e kanë bërë edhe më të lehtë identifikimin e kërpudhave.

candida auris

Sondazh

Poll