21 Mars 2023, 19:16
Nga a.l
Parlamenti i Kosovës
KOSOVË- Nesër do të jetë dita e fundit e Fatmir Humollit si pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Humolli, i cili është shprehur vazhdimisht i pakënaqur me partinë e kryeministrit Albin Kurti, prej nesër do të jetë deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës. Në një bisedë për paparacin, ligjvënësi tregoi se ka paralajmëruar kohë më parë që kur do të bëhen dy vite të Qeverisë Kurti, ai nuk do të jetë më pjesë e deputetëve të LVV-së.
“Tri kërkesat e mia s’i kanë futur në program qeverisës. Po nga nesër s’do jem në Grup Parlamentar. Do të jem deputet i pavarur. Qeveria ka qasje tjetër për qeverisjen e vendit nga ajo që besoj unë. Unë kam paralajmëruar se kur të bëhen dy vite qeverisje, unë do të largohem nga grupi i deputetëve të LVV-së”, tha Humolli.
Ai u shpreh se beson se më mirë se i shohim ne gabimet, s’ka mundësi t’i shoh askush teksa foli për raportin e Departamentit të Shtetit, ku theksohet korrupsioni qeveritar në Kosovë.
Megjithatë, Humolli shpjegoi se ka pasur një dakordim para se të garojë për deputet, që të ketë investimet në sektorin e bujqësisë, për çka siç thotë ai, deri më tani nuk është realizuar nga Qeveria Kurti. Kësisoj, ai theksoi se ka pasur tri kërkesa të realizohen përmes programit qeverisës. Meqenëse nuk janë realizuar, Humolli shprehet se ka zgjedhur që t’i ndajë rrugët me partinë në pushtet.
“Unë kam pas një dakortësi para se me hy në listë për deputet për investime në bujqësi dhe blegtori qeveria nuk e ka realizuar marrëveshjen time me [kryeministrin] Albin Kurtin dhe [ministri i Infrastrukturës] Liburn Aliun. Kemi kërkuar që mos të krijohen përçarje në popull dhe e treta me respektue qytetarin e Kosovës duke i siguruar jetë më së paku një shuajt në ditë”, tha ai të martën.
Krejt në fund, Humolli u shpreh se Qeveria Kurti ka qasje tjetër për qeverisjen e vendit nga ajo që beson vetë ai. Ai vazhdimisht ka pasur kritika ndaj Qeverisë Kurti. Ai ishte deputeti i vetëm i LVV-së që kishte votuar pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti. Mes tjerash, ai kishte deklaruar se nuk do ta votojë asnjë ligj të propozuar nga LVV-ja deri në momentin kur bëhet sigurimi shëndetësor për Policinë e Kosovës si dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Rrjedhimisht, Humolli thoshte në janar të këtij viti se do të votojë për rrëzimin e Qeverisë Kurti në rast se kjo e fundit nuk i përmbush premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore. Humolli nuk është deputeti i vetëm që largohet nga Lëvizja Vetëvendosje. Pas tij, edhe Haki Abazi ka paralajmëruar se do të largohet nga Grupi Parlamentar i LVV-së.
Ndërkohë, edhe Doarsa Kica-Xhelili kishte aderuar nga LVV-ja në LDK, për siç thoshte ajo, reformat në drejtësi. Sidoqoftë, Humolli kishte garuar për pozitën e deputetit nën ombrellën e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare. Në zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt të 2021’s, Humolli kishte arkëtuar plotë 10 mijë e 426 vota nga qytetarët e Kosovës.
fatmir humolli
Bota
21 Mars 2023, 18:40
a.l
Pamje pas tërmetit në stacionin e autobusit në Karamasmas
TURQI- Tërmeti apokaliptik i 6 shkurtit në Turqi që shkaktoi mbi 50...
Bota
21 Mars 2023, 19:02
F.M
Agim Ademi
KOSOVË- Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, njëkohësisht babai i këngëtarit Trim Ademi (Capital T) është shoq...
Bota
21 Mars 2023, 18:52
k.m.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski
SHKUP- Kritikat e Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) në raportin v...
Bota
21 Mars 2023, 18:36
F.M
Tërmet në Afganistan
AFGANISTAN- Një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur Afganistanin, 40 kilometra në jug-juglindje të q...
Bota
21 Mars 2023, 18:14
a.l
Gjykata në Neë York
SHBA- Një kërcënim për bombë u raportua në gjykatën në Manhatanin e poshtëm...
Bota
21 Mars 2023, 18:16
F.M
Tuneli
MAQEDONI E VERIUT- Një tunel, 40 metra i gjatë është zbuluar në burgun e Idrizovës, më i madhi në Maqedonin&...
Bota
21 Mars 2023, 18:06
a.l
Albin Kurti, Miroslav Lajçak, Josep Borrell dhe Aleksandër Vuçiç
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka th...
Bota
21 Mars 2023, 18:11
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë po paralajmërojnë për rreziqet e një kërpud...
Bota
21 Mars 2023, 18:04
k.m.
Oleg Orlov
RUSI- Autoritetet ruse po kryejnë një hetim kundër Oleg Orlov, një nga drejtuesit e organizatës joqeveritare "Memorial...
Bota
21 Mars 2023, 17:59
a.l
Christopher Hill
KOSOVË- Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka deklaruar se marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbis&eu...