Bota

Takimi në Ohër/ Kurti: Vuçiç e refuzoi ofertën time bujare për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e ka refuzuar ofertën e tij për vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel dhe para se të refuzojë Aneksin e propozuar në Ohër.

21 Mars 2023, 18:06 Nga a.l
Takimi në Ohër/ Kurti: Vuçiç e refuzoi ofertën time
Albin Kurti, Miroslav Lajçak, Josep Borrell dhe Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e ka refuzuar ofertën e tij për vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel dhe para se të refuzojë Aneksin e propozuar në Ohër. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Tëitter', Kurti ka shtruar disa pyetje me nota humori nëse është Vuçiç një “Doktor Jo apo Zotëri Jo”(nga Rusishtja Nyet, )”?, teksa ka theksuar se të paktën e di se nuk është mjek.

Nyet (“Z. Jo”) ose “Grim Grom”, është edhe referencë për Andrei Gromiko, për shkak të përdorimit të shpeshtë të vetos sovjetike në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit, presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës në një asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja. A është ai Dr. Jo apo z. Nyet? E dimë që ai nuk është mjek”, ka shkruar Kurti.

Karriera politike e Gromykos filloi në vitin 1939 në Komisariatin e Popullit për Punët e Jashtme. Ai ishte një politikan dhe diplomat sovjetik komunist gjatë Luftës së Ftohtë.

Takimi në Ohër

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin. Pas 12 orëve negociata, ai doli në një deklaratë për media ku u shpreh se bisedimet u ndalën në hapa praktikë dhe më në fund mes dy vendeve pati bisedime konkrete dhe dy palët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian. Për rreth 10 orë u diskutua vetëm mes Albin Kurtit, Borrel, Vuçiç dhe Lajçak, por në një moment u kërkua me urgjencë prania e Gabriel Escobar. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll