Bota

Tërmeti i fuqishëm trondit Afganistanin, 9 viktima, banorët: Pamë pemë që u lëkundën dhe rrugë të çara

Dhjetëra banorë raportohet të jenë evakuuar, ndërkohë mediat vendase nuk bëjnë ende me dije numrin e të plagosurve.

21 Mars 2023, 18:36 Nga F.M
Tërmeti i fuqishëm trondit Afganistanin, 9 viktima, banorët:
Tërmet në Afganistan

AFGANISTAN- Një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur Afganistanin, 40 kilometra në jug-juglindje të qytetit verilindor të Jurm, duke shkaktuar 9 viktima. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara thotë se tërmeti ishte me thellësi 187.6 km. Lëkundje të forta u ndjenë edhe në kryeqytetin pakistanez të Islamabadit.

CNN thotë se banorët kanë raportuar se kanë parë pemë që lëkundeshin për sekonda të tëra dhe rrugë që janë çarë. Dhjetëra banorë raportohet të jenë evakuuar, ndërkohë mediat vendase nuk bëjnë ende me dije numrin e të plagosurve.

termet ne afganistan

Sondazh

Poll