Bota

Përfundon në polici babai i Capital T, Kryetari i FFK-së do merret në pyetje edhe nesër

Policia e Kosovës ka bërë me dije përmes një njoftimi se Ademi është marrë në pyetje me urdhër të prokurorit.

21 Mars 2023, 19:02 Nga F.M
Përfundon në polici babai i Capital T, Kryetari i FFK-së do
Agim Ademi

KOSOVË- Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, njëkohësisht babai i këngëtarit Trim Ademi (Capital T) është shoqruar në komisariat. Policia e Kosovës ka bërë me dije përmes një njoftimi se Ademi është marrë në pyetje me urdhër të prokurorit. Më pas, ai është liruar.

Njoftimi i plotë:

Informacion zyrtar – Prishtinë, 21 mars 2023. Policia e Kosovës, sot në orët e pasditës ka intervistuar në stacion policor një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar. Ndërsa raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qendron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siq raportohet, por të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësise. Me respekt, ZIMP

agim ademi

Sondazh

Poll