Bota

Në gjendje skandaloze/ Prof. Dr. Mehmet Altan: Stacioni i autobusave në Stamboll e shkatërruar, nëse s'merren masa mund të shkaktojë viktima të tjera

Nga suvaja e shtyllave dhe trarëve ka dalë hekuri.

21 Mars 2023, 18:40 Nga a.l
Në gjendje skandaloze/ Prof. Dr. Mehmet Altan: Stacioni i autobusave
Pamje pas tërmetit në stacionin e autobusit në Karamasmas

TURQI- Tërmeti apokaliptik i 6 shkurtit në Turqi që shkaktoi mbi 50 mijë të vdekur, ka lënë pasoja të rënda edhe në infrastrukturë në gjithë rajonin e Turqisë juglinore. Së fundmi po diskutohet lidhur me masat që duhet të ndërmerren ndaj ndërtimeve të dëmtuara, mes të cilave edhe stacionet e autobusave të cilat mbahen nën kolona të gjysmë të shkatërruara, shkruajnë mediat turke.  

Nga suvaja e shtyllave dhe trarëve ka dalë hekuri. Shefi i Departamentit të Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Arel të Stambollit Prof. Dr. Mehmet Fatih Altan deklaroi se dendësia e trarëve në pikat e kryqëzimit të kolonave, trarëve dhe elementeve mbajtëse të tyre në Stacionin e Autobusëve të Stambollit të Madh nuk është në përputhje me “Rregulloret Turke të Ndërtimit të Tërmeteve 2018”.

Prof. Dr. Altan tha se nëse nuk merren masa paraprake, diametri i hekurit të gërryer do të ulet dita ditës dhe do të humbasë aftësinë mbajtëse dhe se hekuri mund të forcohet sa më shpejt. Sipas tij, të paktën betonit i duhet bërë veshja dhe duhet të ndërpritet kontakti i hekurit me ajrin.

termet ne turqi

Sondazh

Poll