Bota

Orlov akuzohet për "shpifje" ndaj ushtrisë ruse, rrezikon dënim të rëndë

Në një mesazh në Telegram, Memorial thotë se Oleg Orlov po ndiqet penalisht, ashtu siç parashikohet nga një nen i ri i Kodit Penal që përdoret si mjet kundër atyre që kundërshtojnë luftën në Ukrainë.

21 Mars 2023, 18:04 Nga k.m.
Orlov akuzohet për "shpifje" ndaj ushtrisë ruse, rrezikon
Oleg Orlov

RUSI- Autoritetet ruse po kryejnë një hetim kundër Oleg Orlov, një nga drejtuesit e organizatës joqeveritare "Memorial" pasi akuzohet për "shpifje" ndaj ushtrisë ruse që lufton në Ukrainë.

Në një mesazh në Telegram, Memorial thotë se Oleg Orlov po ndiqet penalisht, ashtu siç parashikohet nga një nen i ri i Kodit Penal që përdoret si mjet kundër atyre që kundërshtojnë luftën në Ukrainë. Madje, nëse shpallet fajtor, kërcënohet me burgim të rëndë.

"Memorial" është një organizatë e të drejtave të njeriut e themeluar në Bashkimin Sovjetik më 28 janar 1989 dhe i dha Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2022.

Oleg Orlov ka qenë një nga figurat kryesore të Memorial që nga viti 1994. Po ashtu, vlen të përmendet se në vitin 2011, pasi një gjykatë në Moskë e shpalli të pafajshëm Oleg Orlovin, kur ai u akuzua për shpifje kundër presidentit të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov.

oleg orlov

Sondazh

Poll