Bota

Pas kritikave të DASH, Kovaçevski paralajmëron veting në gjyqësor: Duhet bërë në bashkëpunim me SHBA dhe BE

Dimitar Kovaçevski tha se kritikat duhet të shërbejnë për angazhim më të madh të institucioneve në përmirësimin e gjendjes në fushat përkatëse, në veçanti në gjyqësor, si dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

21 Mars 2023, 18:52 Nga k.m.
Pas kritikave të DASH, Kovaçevski paralajmëron veting në
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski

SHKUP- Kritikat e Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) në raportin vjetor për të Drejta të Njeriut kanë thënë një "sinjal" për fushën e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se kritikat duhet të shërbejnë për angazhim më të madh të institucioneve në përmirësimin e gjendjes në fushat përkatëse, në veçanti në gjyqësor, si dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Ndaj sipas tij, zgjidhje është procesi i vettingut.

“Raportet e tilla duhet të përdoren në drejtim të përmirësimit të situatës në shoqëri, sidomos në ato që ne i analizojmë. Besimi në gjyqësor është diçka për të cilin duhet të punojë e tërë shoqëria, dhe para së gjithash organet e drejtësisë. Ne synojmë realizimin e më shumë projekteve, ku unë do ta theksoja procesin e vetingut, që duhet të përfshijë të gjithë funksionarët e emëruar dhe të zgjedhur. Ky proces duhet bërë në bashkëpunim me SHBA-të dhe BE-në,”-tha Kovaçevski.

Deri më tani Shqipëria ka nisur procesin e vettingut, ndërsa Qeveria e Kosovës e ka miratuar koncept-dokumentin për vetting-un në drejtësi, por ende nuk ka nisur nga implementimi. 

dimitar kovaçevski vettingu ne rmv

Sondazh

Poll