Aktualitet

Shkarkohet nga detyra prokurorja Antoneta Sevdari, nuk justifikoi dot pasurinë

28 Shkurt 2019, 11:52 Nga DOSJA
Shkarkohet nga detyra prokurorja Antoneta Sevdari, nuk justifikoi dot

Ditën e sotme KPA ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Tiranës, Antoneta Sevdarin, e cila është njëkohësisht dhe anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ky vendim ka ardhur nga KPK pasi Sevdari kishte probleme me pasurine e bashkëshortit.

Në senacën e datës 25 shkurt ndaj Sevdarit u paraqit një ankesë e re nga Komisioni Publik i cili ankimonte pasurinë e bashkëshortit, të cilën ajo e justifikoi me punën e tij jashtë vendit. Sa i përket pasurisë të krijuar nga bashkëshorti në Arabinë Saudite, Sevdari u shpreh se natyra e të ardhurave të tilla, nuk parashtrohet në deklaratat e pasurisë pasi punëdhënësi i tij ka ndërruar jetë. 

Theksojmë se Sevdari, sipas Komisionerit publik ka pushuar çështjen për një ish-kryetar komune, i cili ka qenë i akuzuar për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë. (lexo këtu)

Agumentimi i KPK-së për pasurinë e Sevdarit

Komisioneri Publik sqaroi se të dhënat janë të pamjaftueshme për rikonfirmimin e saj në detyrë për shkak të problemeve me pasurinë në pagesën e tatimeve dhe në aftësinë profesionale.  Në argumentimin e Komisionerit thuhet se prokuroroja nuk e ka justifikuar me dokumentacion pasurinë e saj.

“Për burimin e ligjshmëm të të ardhurave nga emigracioni, nga bashkëshorti, KP ka dyshime nëse këto të ardhura janë realisht të fituara nga emigracioni. Deklarimi i të ardhurave duhet të justifikohet nga dokumentacioni, nuk dihet çfarë pune është kryer dhe punëdhënësi. Si pasojë nuk mund të cilësohet e ligjshme. Verifikimi i të ardhurave të ligjshme, në vitet 2000-2003 për rregullimin e shtëpisë, të ardhurat e ligjshme nuk mjaftojnë për ta justifikuar.”, argumenton KP. 

Ky institucion  shprehet se prokurorja është kontradiktore edhe në pagesën e tatimeve dhe kërkon hetim për vitin 2016.

“Për 2010 nuk ka të dhëna në sistem për pagesën e tatimeve. KPK nuk ka marrë në konsiderat pagesat për vitin 2010 të bashkëshortit të prokurores Sevdari. Nga nxjerrja e llogarisë bankare, rezulton tatim fitim i biznesit të vogël. KP gjykon se kjo është e paqartë dhe jobindëse. Kërkohet riçelja e hetimit për pasurinë në fjalë. Për të ardhurat nga puna në Arabinë Saudite të bashkëshortit, ka deklaruar llogari rrjedhëse në bankë me 18.970 dollarë. KPK ka nxjerr të ligjshme këtë pasuri. Parregullësi në transferta, të vërtetuara edhe nga banka. KP vlerëson se nuk mjafton vetëm deklarimi i tyre. Për t’i konsideruar të ligjshme, subjekti duhet të administrojë dokumente, rrjedhimisht jo të ligjshme.”, shprehet Komisioneri Publik. 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll