Aktualitet

Vrau gjyshin në Vlorë, nipit 16-vjeçar i kishte vdekur babai në aksident

28 Shkurt 2019, 12:39 Nga DOSJA
Vrau gjyshin në Vlorë, nipit 16-vjeçar i kishte vdekur babai

Nipi tjetër i Vangjel Kapllanit, i cili u vra mbrëmjen e djeshme në Vlorë thotë se nuk ka asnjë dijeni si ka ndodhur ngjarja.

Ai tregon se e ka gjetur rrëmujë shtëpinë, por thotë se nuk ka dijeni nëse është grabitur apo jo.

Armando Kapllani thotë se nipi 16-vjeçar jetonte me gjyshërit, pasi i ati i kishte vdekur në një aksident në Greqi.

Si e gjetët shtëpinë?

Nipi Armando Kapllani: E gjetëm pak rrëmujë

Mendoni se është grabtiur?

Nipi Armando Kapllani: Nuk dime asgjë ne, nuk kemi dijeni

Po qarkullojnë këto lajmet, si i prisni?

Nipi Armando Kapllani: Lajmet kanë punën e vetë. Nuk dimë asgjë ne, policia drejtësia ca do nxjerrë.

Ju ka thënë gjë policia?

Nipi Armando Kapllani: Për momentin jo. Unë jam marrë vetë me këto dhe nuk kanë thënë gjë.

Po nipi tjetër, djali 16 vjec?

Nipi Armando Kapllani: Është në polici

Me kë jetonte plaku?

Nipi Armando Kapllani: Me nipin, e ka djalin e djalit. Sepse i ati i ka vdekur në një aksident në Greqi dhe e ka rritur gjyshja me gjyshin, por gjyshja ka dy muaj që ka ndërruar jetë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armando kapllani nipi vret gjushn ne vlore vangjel kapplani armando kapllani nipi vret gjushn ne vlore vangjel kapplani

Sondazh

Poll