Aktualitet

Zyra e shtypit të Ruçit heq deklaratën e Fleckenstein për Kryemadhin, e fshin në pak minuta

28 Shkurt 2019, 11:19 Nga DOSJA
Zyra e shtypit të Ruçit heq deklaratën e Fleckenstein për

Tiranë-Mëngjensin e sotëm kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilloi një takim me 7 eurodeputetët e PE-së. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe ishte zyra e shtypit të Kuvendit ajo që nisi edhe njofimin për këtë takim.

Në njoftimin fillestar që u shpërnda për gazetarët thuhej se Fleckenstein kishte deklaruar se po humbiste durimin me deputetët e opozitës, si dhe akuzonte Kryemadhin se Zonja e parë nuk mund të pengonte integrimin e vendit.(lexo këtu)

Por në grupin e “What’s up” ku shpërndahet njoftimi për gazetarët, pak minuta më vonë ky njoftim u ndryshua dhe u zëvendësua vetëm me fjalët e Ruçit. Nuk dihet pse u ndërmorr ky veprim nga ana e zyrës së Kuvendit.

Po humbas durimin nga qëndrimi i deputetëve të opozitës, protestat të ruajnë qetësinë, pamjet e protestave vonojnë integrimin. I bëj thirrje Këshillit Europian të vlerësojë arritjet e Shqipërisë. Zonja e parë e vendit nuk duhet të pengojë negociatat, kam vëzhguar zgjedhjet e 2017 dhe ishin korrekt, në 5 mars informojmë PE për arritjet tuaja.

Knut Fleckenstein, eurodeputet, deklarata për Kryemadhin

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet delegacioni i pe-së takim me ruçin knut fleckenstein monika kryemadhi delegacioni i pe-së takim me ruçin knut fleckenstein monika kryemadhi

Sondazh

Poll