Aktualitet

Mediat afër Ramës “kryqëzojnë” protestuesit e opozitës, mister nga dolën fotot e shkrepura në Polici

28 Shkurt 2019, 07:43 Nga DOSJA
Mediat afër Ramës “kryqëzojnë” protestuesit e

TIRANË- “Janë verifikuar pas analizës së pamjeve filmike”, kjo ishte deklarata e Policisë e bërë ditën e djeshme, ku njoftonte se ishin proceduar  8 persona dhe 6 të tjerë ishin në kërkim për aktet e dhunës të ndodhura në protestën e opozitës.

Njoftimi për shtyp i policisë, shoqërohej me një video ku ishin montuar pamje të mediave të ndryshme që kishin transmetuar, por uniformat blu ishin kujdesur që të mos zbulonin identitetin e të proceduarëve.

Por pak orë pas këtij njoftimi mediat që njihet si të afërta me qeverinë Gazeta Tema, Java News dhe Shqipetarja.com, nxituan të kryqëzonin protestuesit e opozitës duke u publikuar fotot dhe emrat.

Ajo që binte në sy në fotot e publikuara ishte, se shkrepjet ishin bërë në të njëjtin vend dhe dyshohet që janë bërë njëra pas tjetrës në ambientet e Policisë.

Nëse shihni fotot e publikuara si fillim në mediat afër qeverisë, duket qartë që këto foto janë bërë në të njëjtin vend. Ende nuk dihet se si këto foto kanë përfunduar nxitimthi në media dhe pse u kryqëzuan këta protestues.

Opozita protestoi ditën e martë pasdite para Kuvendit teksa aty po maxhoranca po zhvillonte seancën plenare e vetme. Në këtë protestë pati dhe akte dhune, pasi pati djegie të materilaeve plastike dhe hedhje shashkash nga ana e protestuesëve, por dhe përplasje me Policinë.

(A.B. Dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akte dhune mediat afer qeverise procedimi protestueseve protesta e opozites publikimi i fotove akte dhune mediat afer qeverise procedimi protestueseve protesta e opozites publikimi i fotove

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shkurt 2019, 06:17

Shenjat më me fat sot/ Horoskopi 28 shkurt 2018

Dashi Disa persona të kësaj shenje duhet të përgatiten për t’u angazhuar fort në punë. Ndoshta do të duhet të bashkëpunosh ngushtë me një prej kolegëve. Mund të...

Aktualitet 27 Shkurt 2019, 17:18

Opozita e bashkuar takim me delegacionin e PE

Liderët e partive të opozitës së bashkuar, për rreth një orë kanë zhvilluar  një takim me delegacionin e Parlamentit Europian. Mësohet se tema kryesore e diskut...