Aktualitet

E infektuar me ‘grip derri’, vdes në Tiranë nëna që lindi binjakë dhe njëra nga foshnjat

28 Shkurt 2019, 08:42 Nga DOSJA
E infektuar me ‘grip derri’, vdes në Tiranë nëna

Tiranë–Një grua e cila lindi para kohe binjakë ka ndërruar jetë së bashku me njërën nga foshnjat. Ngjarja ka ndodhur ditën e dielë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i njohur ndryshe si Senatoriumi. Gruaja e moshës 36 vjeçe ishte e infektuar nga virusi AH1N1 i njohur ndryshe si ‘gripi i derrit’.

Ajo ishte shtruar në spital më datë 9 shkurt me simptoma të gripit të derrit dhe ishte futur në terapi intensive. Lindja u realiza më datë 11 shkurt, ndësa më datë 25 ndërroi jetë.  

Foshnja tjetër është në gjendje të mirë shëndetësorë jashtë rrezikut për jetën. Gruaja ishte prej disa ditësh e shtruar në spital pasi kishte patur një lindje të vështirë.  Pritet që ekspertiza të tregojë nëse vdekja e nënës së re erdhi si pasojë e virusit AH1N1, apo nga lidnja e vështirë dhe e prakohsme që ajo pati.

Virusi AH1N1, i njohur ndryshe si ‘gripi i derrit’ (Swine Flu), është një sëmundje akute e rrugëve të frymëmarrjes, i shkaktuar nga viruse gripale të tipit A, që origjinën e kanë nga derrat.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet binjake te parakohshem nena shtatzene vdes bebja ne spital vdes nena ne spital binjake te parakohshem nena shtatzene vdes bebja ne spital vdes nena ne spital

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shkurt 2019, 06:17

Shenjat më me fat sot/ Horoskopi 28 shkurt 2018

Dashi Disa persona të kësaj shenje duhet të përgatiten për t’u angazhuar fort në punë. Ndoshta do të duhet të bashkëpunosh ngushtë me një prej kolegëve. Mund të...

Aktualitet 27 Shkurt 2019, 17:18

Opozita e bashkuar takim me delegacionin e PE

Liderët e partive të opozitës së bashkuar, për rreth një orë kanë zhvilluar  një takim me delegacionin e Parlamentit Europian. Mësohet se tema kryesore e diskut...