Aktualitet

Vlorë/ Plumb në kokë gjyshit për 1 milion lekë, arrestohet nipi/ Si inskenoi grabitjen

27 Shkurt 2019, 20:57 Nga DOSJA
Vlorë/ Plumb në kokë gjyshit për 1 milion lekë,

VLORËNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës mbrëmjen e kaluar. Dosja.al mëson se një i ri ka qëlluar gjyshin e tij me plumb në kokë, me qëllimin për t’i marrë lekët që kishte në shtëpi dhe më pas ka inskenuar një grabitje.

Nipi i të moshuarit 69-vjeçar Vangjel Kapllani, i cili jetonte i vetëm në lagjen “Rilindja”, sipas raportimit fillestar ka lajmëruar ambulancën për të mundësuar dërgimin e të moshuarit në spital dhe në polici ka rrëfyer se bëhej fjalë për një grabitje.

Në shtëpi mungonin 1 milion lekë, u futa dhe e gjeta gjyshin të larë në gjak. Mobiljet ishin të lëvizura,”- mësohet të ketë thënë i riu që kishte të njëjtin emër me gjyshin. Por Dosja.al mëson se kjo dëshmi nuk e ka bindur policinë ç’ka ka bërë që ta mbajnë nën vëzhgim të riun dhe më pas e kanë arrestuar.

Mësohet i riu e ka pranuar autorësinë e krimit në polici rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Ai ka rrwfyer gjithashtu edhe motivet krimit. sipas 16-vjeçarit, i moshuari i kishte nxirë jetën. (Lexo këtu)

Njoftimi paraprak

Më datë 27.02.2019, rreth orës 20:40 është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Vlorë i moshuari 69 vjeçar V.K, i cili është konstatuar nga nipi i tij me dëmtime në kokë ende të pa përcaktuara se nga janë shkaktuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(k.m.f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1 milion leke arrestohet nipi grabitet i moshuari ne vlore krim ne vlore nipi vret gjyshin rilindja vlore vloregrabitje ne vlore vrasje ne vlore 1 milion leke arrestohet nipi grabitet i moshuari ne vlore krim ne vlore nipi vret gjyshin rilindja vlore vloregrabitje ne vlore vrasje ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shkurt 2019, 06:17

Shenjat më me fat sot/ Horoskopi 28 shkurt 2018

Dashi Disa persona të kësaj shenje duhet të përgatiten për t’u angazhuar fort në punë. Ndoshta do të duhet të bashkëpunosh ngushtë me një prej kolegëve. Mund të...