Aktualitet

Vrau gjyshin me plumb pas koke për 1 mln lekë, rrëfehet nipi 16-vjeçar: Më kishte nxirë jetën

28 Shkurt 2019, 09:19 Nga DOSJA
Vrau gjyshin me plumb pas koke për 1 mln lekë, rrëfehet nipi

Vlorë– Adoleshenti që vrau gjyshin e tij mbrëmjen e kaluar në qytetin e Vlorës ka rrëfyer motivet. 16-vjeçari, Vangjel Kapllani që kishte të njëjtin emër me gjyshin është shprehur para autoriteteve se i moshuari i kishte nxirë jetën.

E vrava gjyshin se më nxiu jetën. Më stresonte, nuk e duroja dot më,”– mësohet të ketë thënë Vangjeli.

Mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:40 në lagjen “Rilindja” në Vlorë, nipi 16-vjeçar qëlloi gjyshin e tij me plumb pas koke. Dosja.al mëson se ai më pas lajmëroi ambulancën dhe policinë duke inskenuar një grabitje. Adoleshenti rrëfeu se kishte hyrë në banesë, kishte parë gjyshin të larë në gjak dhe shtëpinë rrëmujë.

I riu tregoi gjithashtu me bindje se bëhej fjalë për një grabitje, pasi në shtëpi mungonin 1 milion lekë. Por kjo dëshmi nuk e ka bindur policinë, e cila e ka mbajtur nën vëzhgim dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm e kanë arrestuar. Kapllani pranoi krimin para autoriteteve. (Lexo këtu)

I moshuari Vangjel Kapllani ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spital si pasojë e plumbit të marrë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet krim brenda fmiljes nipi vret gjyshin rilindja vangjl kapllani vlore vrasje ne vlore krim brenda fmiljes nipi vret gjyshin rilindja vangjl kapllani vlore vrasje ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shkurt 2019, 06:17

Shenjat më me fat sot/ Horoskopi 28 shkurt 2018

Dashi Disa persona të kësaj shenje duhet të përgatiten për t’u angazhuar fort në punë. Ndoshta do të duhet të bashkëpunosh ngushtë me një prej kolegëve. Mund të...