LIVE UPDATES
Aktualitet

Pushoi hetimet për ish-kryekomunarin, shtyhet vendimi i KPA-së për Antoneta Sevdarin

13 Shkurt 2019, 09:01 Nga DOSJA
Pushoi hetimet për ish-kryekomunarin, shtyhet vendimi i KPA-së

TIRANE- Ditën e sotme, prokurorja Antoneta Sevdari, anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka dalë  para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pas ankimimit të Komisionerit Publik për  vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e konfirmoi në detyrë.

Trupa gjykuese për këtë çështje përbëhet nga Luan Daci, Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Ina Rama dhe  Rezarta Schuetz.  

Komisioneri Publik sqaron se të dhënat janë të pamjaftueshme për rikonfirmimin e saj në detyrë për shkak të problemeve me pasurinë në pagesën e tatimeve dhe në aftësinë profesionale. Por prokurorja është shprehur se nuk është dakort me këtë ankimim të Komisionerit Publik dhe se hetimi i KPK-së është i plotë. 

“Nuk jam dakord me të dhënat e KP pasi hetimi i KPK ka qenë i plotë. Përsa i përket banesës, vlerësimi i KPK ka qenë i drejtë. Për herë të parë kam deklaruar pasurinë 2004-ën, banesa tokë plus ndërtesë.”, u shpreh Sevdari. 

Ajo ka deklaruar se një pjesë e pasurisë së saj është krijuar edhe nga të ardhurat e bashkëshortit në emigracion.

Në argumentimin e Komisionerit thuhet se prokuroroja nuk e ka justifikuar me dokumentacion pasurinë e saj.

“Për burimin e ligjshmëm të të ardhurave nga emigracioni, nga bashkëshorti, KP ka dyshime nëse këto të ardhura janë realisht të fituara nga emigracioni. Deklarimi i të ardhurave duhet të justifikohet nga dokumentacioni, nuk dihet çfarë pune është kryer dhe punëdhënësi. Si pasojë nuk mund të cilësohet e ligjshme. Verifikimi i të ardhurave të ligjshme, në vitet 2000-2003 për rregullimin e shtëpisë, të ardhurat e ligjshme nuk mjaftojnë për ta justifikuar.”, argumenton KP. 

Ky institucion  shprehet se prokurorja është kontradiktore edhe në pagesën e tatimeve dhe kërkon hetim për vitin 2016.

“Për 2010 nuk ka të dhëna në sistem për pagesën e tatimeve. KPK nuk ka marrë në konsiderat pagesat për vitin 2010 të bashkëshortit të prokurores Sevdari. Nga nxjerrja e llogarisë bankare, rezulton tatim fitim i biznesit të vogël. KP gjykon se kjo është e paqartë dhe jobindëse. Kërkohet riçelja e hetimit për pasurinë në fjalë. Për të ardhurat nga puna në Arabinë Saudite të bashkëshortit, ka deklaruar llogari rrjedhëse në bankë me 18.970 dollarë. KPK ka nxjerr të ligjshme këtë pasuri. Parregullësi në transferta, të vërtetuara edhe nga banka. KP vlerëson se nuk mjafton vetëm deklarimi i tyre. Për t’i konsideruar të ligjshme, subjekti duhet të administrojë dokumente, rrjedhimisht jo të ligjshme.”, shprehet Komisioneri Publik. 

Në fund u vendos shtyrja e ditës së vendimit për në datë 19 shkurt në mënyrë që t’i jepej koha e mjaftueshme prokurores që të njihej me një denoncim të ri të depozituar pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pse u penalizua Sevdari?

Bëhet fjalë për mbylljen e një dosjeje në Gjykatësn e Shkallës së Parë. Sevdari, sipas Komisionerit publik ka pushuar çështjen për një ish-kryetar komune, i cili ka qenë i akuzuar për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.

Njoftimi i KPA-së:

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 13 shkurt 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.17/2018, datë 13.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.42, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Antoneta Sevdari.

Gjatë kësaj seance, Komisioneri Publik parashtroi shkaqet e ankimit mbi kriterin e pasurisë dhe atë profesional dhe kërkoi çeljen e hetimit mbi burimin e ligjshëm të të ardhurave për krijimin e pasurive të subjektit të rivlerësimit dhe personave të lidhur me të.

Subjekti i rivlerësimit, parashtroi prapësimet e tij ndaj shkaqeve të ankimit të paraqitura nga Komisioneri Publik për kriterin e pasurisë dhe atë profesional dhe i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, lënien në fuqi të vendimit nr.42, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Për t’i dhënë kohën e nevojshme subjektit të rivlerësimit dhe Komisionerit Publik për t’u njohur me një denoncim të ri të depozituar pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në ngarkim të subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore më datë 19.02.2019, ora 12.30.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

 

J.V^k.m./Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet antoneta sevdari kolegji i lartë i apelimit vendimi i kpk vettingu antoneta sevdari kolegji i lartë i apelimit vendimi i kpk vettingu

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën