Aktualitet

Pas publikimit të videos intime, flet polici: Më vranë për së gjalli (VIDEO)

28 Shkurt 2019, 11:37 Nga DOSJA
Pas publikimit të videos intime, flet polici: Më vranë për

Efektivi i policisë  Berhan Bajrakurtaj, i cili u arrestua nga policia dhe më pas u lirua pas publikimit të video intime (lexo këtu) ka folur së fundmi rreth ngarjes.

Ai ka deklaruar se video ka qenë një inskenim nga njerëz dashakeq. Bajrakurtaj theksoi nga e gjithë kjo që ndodhi ai është vrarë për së gjalli. 

“Dua të sqaroj të vërtetën që më ndodhi mua. Të mos i ndodhë as armikut. Unë jam akoma i shokuar totalisht. Por mora guximin të vij megjithëse jam në kushte komode. Dua të bëj një mesazh. Në rradhë të parë duhet t’i kërkoj falje familjes sime për momentet troditëse që ndodhën mbi mua. 

I kërkoj falje farefisit tim për situatat skandaloze që iniciuan të pabesët. I kërkoj falje gjithë Malësisë së Madhe se ne si trevë s’i kemi zakon këto gjëra. Janë shokuar dhe ata. Këtë situatë ma sollën të pabesët, ma bënë këtë inskenim. Mua më kryeqëzuan, më vranë për së gjalli. Unë kam besim te drejtësia dhe këtë do ja lë drejtësisë. 

Në momentin që kam hyrë në zyrën drejtorit të policisë së Shkodrës e kam marrë vesh këtë video, veç kaq kam thënë: Po qe se është e vërtetë unë 100 vite burg dua të bëj.”, u shpreh ai në emisionin ” Me Zemër të Hapur “, në “News 24”. 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet berhan bajrakurtaj video intime berhan bajrakurtaj video intime

Sondazh

Poll