Aktualitet

Vdekja e nënës së infektuar me ‘grip derri’, Infektivi: Vaksinohuni, mbroni veten dhe bebat

28 Shkurt 2019, 10:26 Nga DOSJA
Vdekja e nënës së infektuar me ‘grip derri’,

Shefja e departamentit të Infektivit në ISHP, Silva Bino ka reguar pas bërjes publik të lajmit se nëna e binjakëve ndërroi jetë bashkë me njërën nga foshnjat. Në një deklaratë për mediat, Bino u bëri apel grave shtatzëna dhe grupeve të rrezikuara nga virusi AH1N1 që të vaksinohen.

“Ajo ishte vetëm 36 vjeçe, shtatëzënë dhe humbi jetën bashkë me një nga binjaket e porsalindur. Mjekë gjinekologe, mjekë, infermiere, gratë shtatëzëna, përfshihen në grupet e riskut nga gripi. Ju lutem vaksinohuni për të mbrojtur veten, për të mbrojtur bebin. Gripi pavarësisht që nuk ka rritje mbetet shqetësim, prandaj vaksinohuni. Fruthi vazhdon të qarkulloje në vend dhe kush ka vonuar vaksinimin e femijes se tij apo nuk është vaksinuar të vaksinohet. Fruthi nuk kursen askënd dhe nuk ka moshë,”– u shpreh Bino.

36 vjeçarja me virus AH1N1 ndërroi jetë ditën e dielë në spitalin e Senatoriumit. Ajo kreu lindje të parakohshme dhe solli në jetë binjakë. Fatkeqësisht njëra nga foshnjat ndërroi jetë bashkë me nënën.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gripi i derrit nena shtatzene silva bino vdes nena shtatzene virusi ah1n1 gripi i derrit nena shtatzene silva bino vdes nena shtatzene virusi ah1n1

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shkurt 2019, 06:17

Shenjat më me fat sot/ Horoskopi 28 shkurt 2018

Dashi Disa persona të kësaj shenje duhet të përgatiten për t’u angazhuar fort në punë. Ndoshta do të duhet të bashkëpunosh ngushtë me një prej kolegëve. Mund të...