Aktualitet

“Më kishte nxirë jetën”, vrasja e gjyshit nga nipi për 1 mln lekë, policia arreston 3 persona të tjerë

28 Shkurt 2019, 11:19 Nga DOSJA
“Më kishte nxirë jetën”, vrasja e gjyshit nga nipi

Policia e Vlorës ka ndaluar dhe arrestuar edhe tre perona të tjerë në lidhje me vrasjen e gjyshit Vangjel Kapllani nga nipi i tij 16 vjeçar me po të njëjtin emër, Vangjel Kapllani. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të arrestuarit L.M, 17 vjeç, F.Xh, 16 vjeç dhe M.A, 28 vjeç dyshohen se i kanë shitur armën e krimit autorit të ngjarjes.

Njoftimi i policise

– Arrestohet autori i dyshuar (nipi i viktimës), ndalohen në flagrancë edhe 3 persona të tjerë.

Lidhur me ngjarjen e mbrëmshme ku i moshuari 69-vjeçar u dërgua në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore, me pretendimin se u gjet i gjakosur nga nipi i tij, bëjmë me dije se:

Policia e Vlorës pas hetimeve intensive, ka bërë zbardhjen e gjithë mekanizmit të ngjarjes. Rezulton se autori i dyshuar i krimit të jetë nipi i të moshuarit, V.K., 17 vjeç, i cili do të përballet penalisht për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Pas ekspertizës së kryer në pjesën e pasme të kokës së viktimës është konstatuar një predhë armë zjarri, e cila si pasojë ka sjellë vdekjen e të moshuarit.

Gjithashtu, shërbimet policore kanë sekuestruar edhe armën e krimit, tip pistoletë, të cilën autori e kishte hedhur në një pusetë afër banesës me qëllim për të fshehur gjurmët.

Në vijim të veprimeve hetimore, policia ka arrestuar në flagrancë 3 persona, të cilët dyshohen se i kanë shitur armën e krimit autorit të ngjarjes, shtetasit L.M, 17 vjeç, F.Xh, 16 vjeç dhe M.A, 28 vjeç, të cilët u arrestuan nga Policia për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:40 në lagjen “Rilindja” në Vlorë, nipi 16-vjeçar qëlloi gjyshin e tij me plumb pas koke. Dosja.al mëson se ai më pas lajmëroi ambulancën dhe policinë duke inskenuar një grabitje. Adoleshenti rrëfeu se kishte hyrë në banesë, kishte parë gjyshin të larë në gjak dhe shtëpinë rrëmujë. (Lexo këtu)

I riu tregoi gjithashtu me bindje se bëhej fjalë për një grabitje, pasi në shtëpi mungonin 1 milion lekë. Por kjo dëshmi nuk e ka bindur policinë, e cila e ka mbajtur nën vëzhgim dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm e kanë arrestuar. Kapllani pranoi krimin para autoriteteve. (Lexo këtu)

I moshuari Vangjel Kapllani ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spital si pasojë e plumbit të marrë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klrim brenda familejs nipi vret gjyshin policia e vlores vangjel kapllani vrasja ne vlore klrim brenda familejs nipi vret gjyshin policia e vlores vangjel kapllani vrasja ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shkurt 2019, 06:17

Shenjat më me fat sot/ Horoskopi 28 shkurt 2018

Dashi Disa persona të kësaj shenje duhet të përgatiten për t’u angazhuar fort në punë. Ndoshta do të duhet të bashkëpunosh ngushtë me një prej kolegëve. Mund të...