Politike

LISTA/ KQZ nxjerr 57 emrat e rinj, ja kush mund të bëhet deputet i ri në Parlament

27 Shkurt 2019, 14:31 Nga DOSJA
LISTA/ KQZ nxjerr 57 emrat e rinj, ja kush mund të bëhet deputet i ri

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk humbet kohë. Ditën e sotme, KQZ i ka dërguar një njoftim 57 kandidatëve për deputetë të cilët iu takon mandati pas dorëheqjes së deputetëve të opozitës.

KQZ i ka njoftuar kandidatët për deputetë përmes postës, dhe iu kërkon që brenda 10 ditësh të sjellin në KQZ, formularët e dekriminalizimit.

Si më poshtë, këta janë 57 emrat që mund të marrin mandatet e deputetëve nga radhët e PD dhe LSI:

Lista me kandidatët e rinj është publikuar pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet. PD, LSI dhe aleatët kanë djegur 57 mandatet e tyre, si formë drastike pas protestave të tyre për largimin e qeverisë Rama. Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie tranzitore që do të bëjë organizimin e zgjedhjeve lokale dhe atyre qendrore.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputetet e rinj djegia e mandateve te opozites parlamenti i ri deputetet e rinj djegia e mandateve te opozites parlamenti i ri

Sondazh

Poll