Politike

Rama i ‘vendosur’: Do mbyllim mandatin, transformim epokal!

27 Shkurt 2019, 14:58 Nga DOSJA
Rama i ‘vendosur’: Do mbyllim mandatin, transformim epokal!

Në takimin e përjavshëm të bashkëqeverisjes, Kryeministri Edi Rama ishte i prerë.

Rama tha se mandati do të përfshihet nga investimet dhe punë për qytetarët dhe theksoi se në universitete do të ketë transformim epokal.

Deklarata e Ramës, edhe pse indirekt nënkupton se shefi i qeverisë është i palëkundur në qendrimin e tij përballë opozitës.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Platforma është produkt i besimit të qytetarëve për të bashkëqeverisur me njerëzit e zakonshëm. Është si adresë urgjence për të gjithë ata që ‘plagosen’ në zyrat e shtetit. Sot kishim mbledhjen e përjavshme që bëjmë me të gjithë ministrat që janë angazhuar për Paktin për Universitetin dhe jemi në fazën e mbledhjes së të gjitha të dhënave për nevojat e universiteteve në drejtim të infrastrukturës, për ato që kanë nevojë për projekte. Por edhe për logjistikën, laboratorët, praktikat e punës dhe konsulencat.
Gjatë këtij mandati ne do të mund të çelim kantierin më të madh në historinë e universitetit për të kryer një transformim epokal në të gjitha drejtimet. Jemi të vendosur për të dëgjuar dhe të reagojmë kur ajo që dëgjojmë na mëson dicka, pa pasur për asnjë moment atë tendencën për të thënë ‘Jo’ apo të bëjmë sikur nuk kemi dëgjuar. Zëri i qytetarit nuk është vetëm kur ai zgjedh, aty është gjykimi, zëri duhet të dëgjohet gjatë gjithë kohës. Sa shumë njerëz në fushatë janë përpjekur të thonë unë jam zëri juaj dhe gjithcka e ka marrë era, por me ne është ndryshe.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbyllim mandatin protesta e opozites qevereia rama 2 edi rama mbyllim mandatin protesta e opozites qevereia rama 2

Sondazh

Poll