LIVE UPDATES
Politike

Opozita 3 orë protestë tek Parlamenti/ Garda s’kursen gazin lotsjellës, 13 të lënduar

26 Shkurt 2019, 08:57 Nga DOSJA
Opozita 3 orë protestë tek Parlamenti/ Garda s’kursen gazin

TIRANË– Është votuar nën tym, flakë, gaz lotsjellës e tensione struktura e re e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.  Me përfundimin e seancës, deputetët e mazhorancës u larguan me makinat e tyre, ndërsa Basha dha një mesazh nga selia blu. Basha tha se PD do të nisë mosbindjen civile. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka mbledhur sot në formë surprize parlamentin, ndërkohë që PD menjëherë ka organizuar një protestë sapo u bë publik lajmi për një seance plenare. Forca të shumta policore, snajpera, Shqiponjat dhe RENEA rrethuan Parlamentin për mbi 3 orë. Protestuesit kanë hedhur tymuese, kapsolla, shishe me bojë të kuqe dhe dëgjohen thirrjet: Rama ik, Rama ik. Një protestues shtyu ministrin Blendi Klosi, i cili ra në gropë, ndërsa një tjetër shtyu deputetin Paulin Stërkaj. (Lexo këtu).  Më pas protestuesit ndezën një zjarr duke djegur goma para Parlamentit dhe kanë çarë kordonin e Policisë. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë brenda ambienteve të Kuvendit, por Garda ka reaguar duke hedhur gaz lotsjellës.  Gjithë qendra e Tiranës ishte nën pushtetin e gazit lotsjellës pasi gazi i përdorur është tejet i fortë. Dhjetëra qytetarë u prekën nga gazi, ndërsa 13 perj tyre kanë përfunduar në spitalet e Tiranës me hematoma dhe simptona helmimi nga gazi lotsjellës. 

Një fjalë para protestuesve ka mbajtur edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Në fjalën e tij, Basha u kërkoi policëve të pranishëm që të arrestonin deputetët socialistë, ndërsa Kryemadhi paralajmëroi protesta gjatë çdo seance pleanare. Kryeministri Edi Rama që nga Lushnja kundërpreu takimin e tij në kuadër të turit Bashkia që duam.

[sgallery url=”https://dosja.al/protesta-e-opozites-protestuesit-perleshen-me-deputetet-e-ps/”]

Zhvillimet minutë pas minute

Ora 20:25- Zv.kryeministri Braçe: Kush dhunon deputetin, ka cënuar institucionin

Pas përfundimit të seancës plenare, zv.kryeministri Erion Braçe tha se protestuesit që cënuan integritetin e një deputeti, kanë cënuar vetë institucionin.

Ora 20:18- OSBE thirrje policisë: Reagoni ndaj dhunës!

OSBE thotë se dhuna s’është zgjidhje për Shqipërinë dhe shtoi se policia duhet të reagojë në mënyrë përpjestimore.

Ora 19:39- Protesta/ Socialistët marrin masat, forcat e Armatosura brenda Kuvendit, do shoqërojnë deputetët

Pak minuta para se deputetët të dalin nga salla e Parlamentit, mazhoranca socialiste i ka marrë masat për të mbrojtur deputetët. Siç shihet edhe në këtë foto të siguruar nga Dosja.al, brenda Parlamentit, në korridoret e këtij institucioni janë vendosur forca të shumta të armatosura që do të bëjnë shoqërimin e deputetëve pas daljes nga salla.

Ora 19:34- Protesta/ Policia hedh gaz lotsjellës, i riu shfaq probleme me frymëmarrjen

Një i ri po merr ndihmën e parë mjekësore pasi ka shfaqur problem me frymëmarrjen për shkak të gazit lotsjellës.

Ora 19:30-Protestuesi i opozitës ngjitet në shtyllë (Foto)

Një protestues i opozitës, është parë teksa është ngjitur në një shtyllë përpara parlamentit, ku dhe u mbajt tubimi i saj i radhës.

Ai ka qëndruar aty për disa momente, duke shkatuar panik në radhët e protestuesve të tjerë. Kjo nuk është hera e parë që në protestën e opozitës, protestuesit ngjiten në pemë ose shtylla.

Ora 19:19- Spiropali: Basha s’justifikonte zgjedhjet e radhës, arsyeja pse u largua

Pavarësisht situatës së tensionuar para parlamentit, ku opozita zhvilloi protestën e radhës, seanca plenare vazhdoi të vijojë normalisht. Në fjalën e saj, ministrja për Mardhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se kjo e sotmja është një teatër dëshpërimi i opozitës për të fituar zgjedhjet e qershorit.

Ora 19:10- Balla akuzon opozitën: Sulmoi policinë e shtetit me bidona me benzinë të mbushur në selinë e PD

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij nga foltorja e Parlamentit tha se me me dy vendimet e sotme të Kuvendit të Shqipërisë përmbyllet një fazë e rëndësishme e reformës në drejtësi, që është ajo e ngritjes së institucioneve.

Ora18:50- Policia hedh gaz lotsjellës, një person i plagosur

Teksa protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe i janë drejtuar hyrjes së Kuvendit, Policia ka hedhur gaz lotsjellës duke bërë që qytetarët të sbrapsen. Si pasojë e gazit, një prej protestueve ka mbetur i lënduar. Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij.

Ora 18:29- Qytetarët çajnë kordonin, shkojnë drejt hyrjes së hyrjes së Kuvendit (Video)

Protestuesit kanë çarë kordonin e policisë që ka rrethuar Kuvendin. Protestuesit i janë afruar hyrjes së Kuvendit. Pjesë e turmës janë edhe ish-deputetët Sali Berisha, Flamur Noka dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Për t’i zbrapsur protestuesit, efektivët e policië kanë duke hedhur gaz lotsjellës duke bërë që turma të tërhiqet.

Ora 17:56- Kryemadhi: Ne zgjodhëm të ishim si ju, ata janë përfaqësues të  kriminelëve

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur para qytetarëve duke u shprehur se opozita hoqi dorë nga mandatet për të qenë sa më pranë qytetarëve. Ajo akuzoi  deputetët e mazhorancës nuk janë përfaqësues të popullit por të bandave.

Ora 17:45- Situata monitorohet me snajpera, deputetët socialistë futen nga mbrapa në Parlament

Para godinës së paralamentit, ka vijuar protesta e radhës, e paralajmëruar nga opozita. Por ajo çfarë vihet re, është se mbi taracën e një pallati, janë vendosur dhe katër snajpera që po monitorojnë situatën nga lart.

Ora 17:22- Pas Klosit, protestuesit pengojnë Paulin Stërkajn të hyjë në Kuvend, policia e shpëton nga turma

Deputeti Paulin Stërkaj po tentonte të hynte në Kuvend, ndërkohë që protestuesit e kanë shtyrë. Është dashur ndërhyrja e Policisë që Stërkaj të shpëtonte nga turma.

Ora 17:21- Shishe me bojë të kuqe në selinë e PD, qytetarët shashka policisë

Disa shishe të dyshimta ndodhen në selinë e PD-së. Shishet janë me bojë të kuqe, pritet të përdoren nga protestuesit gjatë hyrjes së kabinetit qeveritar në Kuvend. Ndërkohë që protestuesit hedhin shashka në drejtim të kordonit të policisë.

Ora 17:15- Basha thirrje policëve: Hiqni kapelet dhe arrestojini kriminelët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka bërë thirrje policëve të pranishëm në protestë duke i kërkuar që të arrestojnë deputetët  e PS-së. 

Ora 16:57- Protestuesi përplaset me Blendi Klosin, ministri bie në gropë

Protesta ka nisur me tensione në Kuvend. Protestuesit kanë lëshuar thirrje në drejtim të deputetit Sadri Abazi, deri në kohën kur ka mbërritur ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, i cili nuk është lejuar që të hyjë në Kuvend. Një protestues e ka shtyrë dhe Klosi ka rënë në gropë.

[sgallery url=”https://dosja.al/protesta-e-opozites-protestuesi-perplaset-me-blendi-klosin-ministri-bie-ne-grope/”]

(A.B. F.G/ K.M.Dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha mazhoranca protesta e opozites 26 shkurt seanca plenare 26 shkurt 2019 lulzim basha mazhoranca protesta e opozites 26 shkurt seanca plenare 26 shkurt 2019


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet