Politike

Lista e KQZ/ Kush është kandidatja e LSI-së që pritet të pranojë mandatin (Emri)

27 Shkurt 2019, 15:24 Nga DOSJA
Lista e KQZ/ Kush është kandidatja e LSI-së që pritet

DURRËS- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën zyrtare të kandidatëve për deputetë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilët janë në listë pas ish-deputetëve që dorëzuan mandatin e tyre.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kandidatja në listë e LSI-së për Qarkun e Durrësit, Edlira Hyseni, pritet të pranojë mandatin e deputetit.

Ajo njihet si përkrahëse e deputetit të LSI-së, Lefter Koka, i cili nuk pranoi të dorëzonte mandatin. (Lexo këtu) Koka tha se nuk e dorëzonte mandatin e tij, pasi nuk pranon të tërhiqet zvarrë nga ish-kryeministri Berisha, ndërsa e quajti strategjinë e djegies së mandateve, si plan të këtij të fundit.

Ndërkohë, veç Edlira Hysenit, ka edhe kandidatë të tjerë që shfaqen të dyzuar, por që qëndrimi i tyre mund të zbulohet në orët në vijim.

Kujtojmë se KQZ një ditë më parë zyrtarizoi djedien e mandateve nga deputetët e Opozitës, ndërsa sot publikoi listën e plotë të kandidatëve pasues në listë. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites edlira hyseni kandidatët për deputetë kandidatja e lsi pranon mandatin djegia e mandateve te opozites edlira hyseni kandidatët për deputetë kandidatja e lsi pranon mandatin

Sondazh

Poll