Politike

VIDEO/ Si iu sul mediave Rama 2 muaj më parë për Tahirin: Kërkojini falje, s’ka akuzë e prova. E hetoi Italia

27 Shkurt 2019, 14:45 Nga DOSJA
VIDEO/ Si iu sul mediave Rama 2 muaj më parë për Tahirin:

TIRANË-  Pas thuajse dy vitesh hetime, dosja voluminoze për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri ka përfunduar në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Po për çfarë akuzohet ish-ministri?

Ditën e nesërme në orën 13:00, ish-ministri i Brendshëm do të paraqitet në Gjykatë për t’u njohur me akuzën zyrtare të Prokurorisë, që është “trafik ndërkombëtar i narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Mirëpo kujtojmë se rreth dy muaj më parë në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama iu vërsul gazetarëve duke i thënë se akuzat në adresë të Tahirit ishin një llum i ngritur nga vetë ata dhe opozita, pasi Prokuroria e Katanias i pushoi hetimet për ish-ministrin.

Madje Rama arriti deri aty sa i kërkoi gazetarëve që t’i kërkonin falje Tahirit.

Kërkojini falje si fillim për çfarë i bëtë bazuar te thashethemet e dy përfaqësuesve të llumit që ua dhanë si fakte dhe ju mbushët dynjanë sikur ishin të vërtetat finale. Arritët në pikën që akuzuat mua dhe ne pse nuk e çuam në burg, pastaj shohim të tjerat dhe kërkojini falje se antimafia italiane dhe prokuroria e Katanias i shkoi deri në fund hetimit dhe muhabetet ishin kazan total. Prokuroria e Katanias i quajti kazan. Mbi këtë kazan na kërkuat pse nuk i hoqëm imunitetin dhe pse nuk e çuam në burg. Akuzat ndaj Saimir Tahirit rezultuan kazan. Prokuroria të çojë deri në fund hetimet dhe të thotë fjalën e fundit. Tahiri nuk është pjesë e familjes tonë politike.

Por edhe pse Prokuroria e Katanias pushoi hetimet, homologët shqiptarë nuk kishin bërë të njëjtën gjë. Përkundrazi Prokuroria e Krimeve të Rënda jo vetëm që nuk i pushoi hetimet për dy akuzat e ngritura fillimisht por i rëndoi ato duke dorëzuar ditën e sotme akuzën për trafik ndërkombëtar droge në Gjykatë.  

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gjykata e krimeve te renda grupi habilajve ish-ministri i brendshem prokuroria e katanias prokuroria e krimeve te renda saimir tahiri edi rama gjykata e krimeve te renda grupi habilajve ish-ministri i brendshem prokuroria e katanias prokuroria e krimeve te renda saimir tahiri

Sondazh

Poll