Politike

Reklamimi i kompanive të basteve, Rama “me imunitet” dhe qytetarët para ligjit

27 Shkurt 2019, 13:52 Nga DOSJA
Reklamimi i kompanive të basteve, Rama “me imunitet” dhe

TIRANË- Kryeministri Edi Rama me veshjen e tij të para dy ditëve, mori vëmendjen e mediave pasi kishte një xhup me stemën e skuadrës angleze të Liverpulit. Por në këtë veshje Rama, pa dashje theu dhe një ligj që e ka propozuar dhe miratuar vet.

Bëhet fjalë për ligjin 75/2018 për ndalimin e aktivitetit të kompanive të basteve, por dhe ndalimin e reklamave të tyre. Por edhe pse numri një i qeverisë, e kishte shkruar vet këtë nen për ndalimin e reklamave të kompanive të basteve, e ka thyer atë.

Rama me veshjen e xhupit të skuadrës së Liverpulit, pa dashje reklamoi dhe një kompani bashtesh që ka aktivitet në Angli, kompaninë “BetVictor”. Në bazë të të ligjit që është miratuar nga maxhoranca që drejtohet nga Rama, Kryeministri duhet që të procedohej pasi ka thyer një nen të tij.

Ende nga Policia nuk kemi një informacion zyrtar nëse ka nisur procedimin për Kryeministrin Edi Rama, por kemi plot raste kur janë proceduar qytetarë që kanë shkelur këtë ligj.

Vetëm pak javë më parë i proceduar ishte adminsitratori i klubit të Kastriotit, pasi gjatë ndeshjes me Partizanin krutanët reklamonin një kompani bastesh në fanellat e tyre.

Menjëherë Policia nisi procedimin për administratorin Gazmend Vogli, 30 vjec, banues ne Krujë. E njëjta gjë është bërë dhe me shumë qytetarë që janë kapur në shkelje të këtij ligji, pasi kanë ushtruar aktivitet të lojërave të fatit.

Në këtë rast duket se Policia ka dy standarde një për Kryeministrin që nuk procedohet dhe  qytetarët e thjeshtë që përgjigjen para ligjit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ligji kunder basteve rama thyen ligjin reklama e basteve edi rama ligji kunder basteve rama thyen ligjin reklama e basteve

Sondazh

Poll