Politike

La mandatin dhe rrogën, Agron Shehaj bën gjestin fisnik për 6 motrat jetime në Kukës

27 Shkurt 2019, 14:55 Nga DOSJA
La mandatin dhe rrogën, Agron Shehaj bën gjestin fisnik për 6

TIRANË- Pak ditë më parë la mandatin, ish deputeti i PD-së Agron Shehaj ka deklaruar e do vazhdojë të mbështesë familjet në nevojë, e veçanërisht 6 motrat jetime nga Kukësi.

I ftuar në studion e “News24”, Shehaj u shpreh se do vazhdojë të japë të njëjtën ndihmë financiare për 6 motrat jetime, por këtë herë jo me rrogën si deputet, por me të ardhurat e tij personale.

Unë nuk di që ato vajza të kenë të ardhura të tjera, për momentin varen vetëm nga rroga që i kaloj. Do vazhdoj t’i jap të njëjtën shumë që u jap jo nga të ardhurat si deputet por nga të miat. Nuk dua që ato të vuajnë vendimin që kemi marrë ne për djegien e mandateve.

Ish-deputeti i PD-së, njëherazi një njeri shumë i suksesshëm në biznes, është i njohur për bamirësitë që bën vazhdimisht për familjet në nevojë.

(a.m/dosja/al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 6 motrat jetime ne kukes agron shehaj bamiresi per 6 motrat 6 motrat jetime ne kukes agron shehaj bamiresi per 6 motrat

Sondazh

Poll